Ligj dhe strategji e re për kulturë: Interesi publik i dorëzohet atij nacional
Pas tërheqjes nga procedurat parlamentare të projektligjit të kulturës të hartuar nga socialdemokratët, Ministria e Kulturës dhe Turizmit është duke hartuar një draft të ri, së bashku me strategjinë e The post Ligj dhe strategji e re për kulturë: Interesi publik i dorëzohet atij nacional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas tërheqjes nga procedurat parlamentare të projektligjit të kulturës të hartuar nga socialdemokratët, Ministria e Kulturës dhe Turizmit është duke hartuar një draft të ri, së bashku me strategjinë e re të kulturës. Edhe pse Ministria e Kulturës dhe Turizmit nuk ka dhënë ndonjë informacion, një nga ndryshimet e pritshme është rikthimi i “interesit publik” në kulturë me interes nacional. Ishte pikërisht ky shndërrim që provokoi një debat të gjerë
Pas më shumë se gjashtë vitesh debate, ndryshime dhe plotësime Ligji i ri i kulturës është tërhequr nga Parlamenti, për t’u zëvendësuar nga një tjetër. Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov ka deklaruar se Ligji i ri do të jetë së shpejti gati, po ashtu edhe drafti për strategjinë nacionale. Projektligji i kulturës i propozuar nga socialdemokratët, nuk arriti të kalonte në Komisionin parlamentar të kulturës, duke mbetur i bllokuar për vite me radhë. Sipas ministrit Lutkov tërheqja e ligit ndodhi për shkak se edhe vetë propozuesit e saj e kuptuan që nuk është hartuar si duhet.
“Ai projektligji për realizimin e interesit publik në kulturë është propozuar në vitin 2018. Kemi pasur reagime të mëdha për tekstin dhe si opozitë në atë kohë nuk e kemi mbështetur dhe kemi kërkuar që të bëhen ndryshime të mëdha. Më vonë edhe vetë e kuptuan se ai ligj nuk ishte i mirë, sepse pati një reagim nga punonjësit e kulturës, nga sindikatat dhe nga opozita. Ai nuk ka ngecur në disa procedura, por është tërhequr tërësisht nga Parlamenti, për sa kam informacione”, u shpreh ministri. Ndërkohë që në MKT është duke u punuar në propozimin e ri ligjor. Edhe pse MKT nuk ka dhënë ndonjë informacion, një nga ndryshimet e pritshme është rikthimi i “interesit publik” në kulturë me interes nacional. Ishte pikërisht ky shndërrim që provokoi një debat të gjerë. Edhe strategjia e hartuar (pesëvjeçare) si disa prej ndryshimeve që paralajmëronte ishte kalimi nga multikultura në interkulturë, apo nga kultura me interes nacional në kulturë me interes publik, reformat tek institucionet nacionale, një pjesë prej të cilave duhej të ktheheshin në lokale, të tjerat me partneritet publiko-privat, e të tjera.
“Fillimisht si një lloj konturi dhe nevojash reale që do të kenë artistët dhe më vonë sigurisht që do të kemi një debat më të gjerë. Dhe ashtu siç u përfshinë një numër i madh i organizatave joqeveritare, shoqatave dhe individëve në pjesën e konkursit, do të përfshihen në një debat më të gjerë për ligjin, dhe jo vetëm për ligjin, por edhe për zhvillimin e strategjia për kulturën”, deklaroi ministri. Sipas tij më prioritare mbetet hartimi i strategjisë për kulturën, të cilën e quajti si dokumentin më të rëndësishëm strategjik në kulturë i cili pritet të jetë gati vitin e ardhshëm. Strategjitë e kulturës nuk e kanë kryer deri në fund misionin e tyre. Një pjesë nuk janë impelemtuar në tërësi, apo brenda afateve katërvjeçare. Vetë Ministria e Kulturës në dokumentin Strategjia nacionale dhe plani aksional 2023-2027 (që u miratua nga qeveria në dhjetor të vitit të kaluar) vëren se nga Strategjia 2018-2022 janë realizuar vetëm një pjesë e vogël e masave të planifikuara, ndërsa strategjia nuk është zbatuar aspak. Për rrjedhojë në dokumentin më të fundit të socialdemokratëve Strategjia 2023-2027, përsëriten të njëjtat synime, pasi siç sqarohet në krye të herës nga hartuesit e saj “mund të përsëritet sepse është arritur një pjesë e parëndësishme e asaj që ishte planifikuar”.
Në ndërkohë në fuqi vazhdon të mbetet ligji i vjetër, i miratuar në vitin 1998, i cili për gjatë kësaj periudhe ka pësuar 16 ndryshime dhe plotësime. (koha.mk)
The post Ligj dhe strategji e re për kulturë: Interesi publik i dorëzohet atij nacional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .