Aliu për arrestimin e Ramadanit nga RMV-ja: Liri për çlirimtarët që po keqtrajtohen me akuza nga Serbia gjenocidale

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit ndaj Blerim Ramadanit nga gjykata maqedonase duke thënë se edhe pas një çerekshekulli të lirisë, po vazhdon padrejtësia e përndjekja e çlirimtarëve. Aliu tha se të gjithë pritën se menjëherë do të lirohet, por edhe 72 orë pas arrestimit nga […]

Korrik 21, 2024 - 00:30
 0  3
Aliu për arrestimin e Ramadanit nga RMV-ja: Liri për çlirimtarët që po keqtrajtohen me akuza nga Serbia gjenocidale
aliu-per-arrestimin-e-ramadanit-nga-rmv-ja:-liri-per-clirimtaret-qe-po-keqtrajtohen-me-akuza-nga-serbia-gjenocidale

aliu-per-arrestimin-e-ramadanit-nga-rmv-ja:-liri-per-clirimtaret-qe-po-keqtrajtohen-me-akuza-nga-serbia-gjenocidale

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit ndaj Blerim Ramadanit nga gjykata maqedonase duke thënë se edhe pas një çerekshekulli të lirisë, po vazhdon padrejtësia e përndjekja e çlirimtarëve.

Aliu tha se të gjithë pritën se menjëherë do të lirohet, por edhe 72 orë pas arrestimit nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, me akuza sipas tij, të fabrikuara nga Serbia, luftëtari i lirisë e veterani i UÇK-së, ferizajasi Blerim Ramadani po mbahet në paraburgim.

“Blerimin e veprimtarinë e tij atdhetare, veprën e tij heroike e sakrificat për lirinë e Kosovës si luftëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Neredimes e njeh i gjithë Ferizaj e më gjerë, duke e skalitur përjetësisht kontributin e tij në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës”.

“Liri për Blerimin! Liri për çlirimtarët që edhe sot, 25 vite pas luftës, ndalohen, maltretohen, burgosen e keqtrajtohen me akuzat e shtetit gjenocidal, konfirmuar botërisht – Serbisë”, shkroi Aliu.

Më tej, Aliu tha se Kosova, me institucionet e saj brenda e jashtë vendit, duhet që maksimalisht të angazhohen që Ramadani t’i kthehet sa më parë lirisë, familjes e shokëve të tij.