Alternativa thyen moratoriumin e VLEN-it, ende vazhdon veçmas aktivitetet

Koalicioni VLEN, i cili është rezultat i bashkimit të tre partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – ka bërë hapin e parë The post Alternativa thyen moratoriumin e VLEN-it, ende vazhdon veçmas aktivitetet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 15, 2025 - 13:00
 0  4
Alternativa thyen moratoriumin e VLEN-it, ende vazhdon veçmas aktivitetet

Koalicioni VLEN, i cili është rezultat i bashkimit të tre partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – ka bërë hapin e parë drejt konsolidimit si një subjekt i vetëm politik. Në takimin e fundit, VLEN vendosi formimin e një kryesie qendrore prej 23 anëtarësh, nga të cilët 7 vijnë nga secila parti përbërëse dhe 2 nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Flaka Media.

Bilall Kasami, kryetari aktual i Lëvizjes BESA, theksoi se VLEN do të funksionojë me lista dhe kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, ndërkohë që të gjitha aktivitetet publike të partive përbërëse do të pezullohen, si pjesë e një moratoriumi të dakorduar.

“VLEN vendosi që kryesia të jetë organi i parë i përbashkët i partisë VLEN. Që sot e tutje do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka do të jetë në logon e VLEN-it. Në takimet e ardhshme do të ngrihen organet tjera të VLEN-it, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore.” – tha Kasami.

Megjithatë, ndonëse formalisht pjesë e VLEN-it, Alternativa duket se po vijon të funksionojë si subjekt më vete.

Në një kumtesë partiake të dërguar në redaksi nga email zyrtar i Alternativës, njoftuan që kryetari Zeqirija Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm Amir Elezi dhe deputetja Imerlije Saliu-Fetai pritën në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e ambasadës, Ardian Ramadani.

Në takim u diskutua gjendja aktuale politike, reformat dhe projektet kapitale të realizuara gjatë qeverisjes së VLEN, si dhe përkushtimi për integrimin evropian dhe luftën kundër korrupsionit. Të dy palët u pajtuan që komunikimi diplomatik të vazhdojë dhe të intensifikohet.

Kjo lëvizje nga Alternativa ngre pyetje rreth kohezionit të brendshëm të VLEN-it dhe zbatimit real të moratoriumit të shpallur, ndërkohë që strukturat e reja partiake janë ende në ndërtim. Flaka Media

The post Alternativa thyen moratoriumin e VLEN-it, ende vazhdon veçmas aktivitetet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .