Transformimi digjital i Kuvendit të RMV-së: Shoqëria civile si partner kyç në ndërtimin e një parlamenti modern
Profesorë universitarë, ekspertë nga shoqëria civile dhe njohës të procesit të digjitalizimit nga vendet europiane kanë debatuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Strategjinë e transformimit digjital të parlamentit. Në panel diskutimin me titull: “Parlamenti 2.0 – Ndryshimi, lidershipi, kapaciteti dhe përfshirja”, ekspertët kanë ndarë mendimet e tyre për një […]


Profesorë universitarë, ekspertë nga shoqëria civile dhe njohës të procesit të digjitalizimit nga vendet europiane kanë debatuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Strategjinë e transformimit digjital të parlamentit. Në panel diskutimin me titull: “Parlamenti 2.0 – Ndryshimi, lidershipi, kapaciteti dhe përfshirja”, ekspertët kanë ndarë mendimet e tyre për një Strategji digjitale sa më efikase drejt synimit për një parlament sa më modern, shkruan Portalb.mk.
Milla Josifovska, nga Fondacioni Metamorfozis në prezantimi e saj u fokusua në rëndësinë e përfshirjes së sektorit të shoqërisë civile në krijimin e mjeteve digjitale për parlamentin.
Sipas saj, përfshirja shoqërisë civile në krijimin e mjeteve digjitale për parlamentin është thelbësore për ndërtimin e një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.
“Vlera e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në këtë proces është e shumëfishtë. Shoqëria civile mund të ndihmojë në kapërcimin e hendekut midis institucioneve dhe qytetarëve. Promovimi i proceseve transparente dhe mjeteve digjitale që nuk dëmtojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Forcimi i besimit në Parlament duke sjellë zgjidhjet digjitale më afër qytetarëve. Inovacionet, shoqëria civile, veçanërisht ato që punojnë në fushën e teknologjisë, të dhënave të hapura, të drejtave digjitale ose politikave publike, shpesh sjellin zgjidhje dhe dizajne inovative që synojnë përdoruesit final. Kështu që, përfshirja e tyre ka vlerë të shtuar në krijimin e zgjidhjeve inovative që janë të lehta, relevante, të dobishme dhe të përshtatura për përdorim nga qytetarët”, tha Josifovska.
Boban Stojanoski, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i kuvendit theksoi se Strategjia paraqet hap të rëndësishëm në transformimin e kuvendit.
“Temë e rëndësishme. Një hap kyç në transformimin e kuvendit. Presim ndihmën e ekspertëve për të të Strategjinë sa më moderne, që do të jetë në dobi të kuvendit. Vizioni ynë është të krijojmë kuvend modern. Nevoja del nga dinamika e punëve në parlament. Synojmë avancimin e e-parlamentit, ueb faqes së kuvendit, avancimin e strukturës souftuerike, si dhe avancimin e internetit. Digjitalizimi do të lehtësojë komunikimin brenda institucional”, tha Stojanoski.
Për t’i ndarë përvojat e suksesshmë, në panel prezantoi edhe Karl Morten Koppel, nga Estonia, respektivisht nga sektori i TIK-ut, Parlamenti i Estonisë.
“Digital first, do të thotë te keni proces gjithëpërfshirës, i cili përdoruesve do u jep rezultate të shpejta. Është me rëndësi të mbeteni të pëkushtuar. Pse digjitalja është më e mirë. Sepse, është më e shpejtë. Siç merrni informacione ashtu edhe mund të ofroni informacione interesante që do rrisin efikasitetin. Më herët, letra ishte efikase, procesi realizohej me mesenxher. Por, kohërat kanë ndryshuar. Kemi elektronikën, kemi rrjetin dhe kjo e lehtëson komunikimin”, tha mes tjerash Koppel.
Ai foli edhe për risitë e reja në kuvendin e Estonisë, “Novitet në kuvendin e Estonisë është AI (Intelegjenca Artificiale). Është e mirë në gjenerimin e ideve. E përdorim për instruksione dhe këshilla. Ndonjëherë mund të merrni përgjigje jo të mira. Të mos frikësoheni nga AI, për momentin është “i shoqërueshëm. Aplikojeni”, theksoi Koppel.
Profesori universitar Boro Jakimovski vendosi theksin mbi kapacitetet akademike që mund t’i ofrojnë ekspertët vendor.
“Arsimi i lartë, institucionet shkencore dhe ekspertët kanë kapital që shteti duhet ta shfrytëzojë dhe të investojë në të njëjtin. Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë, dhe kjo falë inxhinierëve që dalin nga ky shtet. Është e madhë mundësia që mund të ofrojnë institucionet, AI është shumë i rëndësishëm. Ka mundësi për avancimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe akademive, për t’i dalë në ndihmë shoqërisë dhe shtetit”, tha profesori Jakimovski.
Irena Bojaxhievska nga Qendra për Menaxhimin me Ndryshime, tha se Strategjia e re duhet të ofrojë vendime për lehtësimin e punës, si të shërbimit në kuvend ashtu edhe deputetëve.
“Është e rëndësishme të mapohet nevoja e punonjësve dhe deputetëve. Është mirë kur dëgjojmë shembuj të suksesshëm, por duhet të shohim ku jemi sot, dhe pas një kohë, kur do kemi finalizuar strategjinë, të themi ja ku kemi mbërri”, tha Bojaxhievska.
Ndryshe, kryeparlamentari Afrim Gashi, në fjalimin e tij hyrës theksoi se transformimi digjital paraqet një realizim konkret të vizionit për kuvend të hapur, efikas dhe të besueshëm.
Kujtojmë se, gjatë vitit 2024, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut në fushën e digjitalizimit u vlerësua se përkundër disa përparimeve, përpjekjet për digjitalizim janë ende në faza të hershme dhe kanë shumë mangësi. Pavarësisht përparimeve në infrastrukturën e internetit dhe 5G, administrata dhe sektori i sigurisë kibernetike kërkojnë digjitalizim dhe forcim.