Ambasadori i RMV-së në Novergji dhe ish-ministri Driton Kuqi: Me fluturimin e parë do të kthehem në Shkup
Ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Norvegjisë dhe ish-ministër i Ekonomisë, Driton Kuqi, pas informacioneve se policia po e kërkon si të dyshuar në hetimin e zjarrit në Koçan, ka bërë një njoftim në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se beson në drejtësi dhe se do të kthehet në Shkup me fluturimin e […]


Ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Norvegjisë dhe ish-ministër i Ekonomisë, Driton Kuqi, pas informacioneve se policia po e kërkon si të dyshuar në hetimin e zjarrit në Koçan, ka bërë një njoftim në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se beson në drejtësi dhe se do të kthehet në Shkup me fluturimin e parë, transmeton Portalb.mk.
“Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira. Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm. Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara. Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit!”, shkroi Kuqi.
Mediat sot raportuan se me urdhër të Prokurorisë, policia sot po arreston ish-zyrtarë të lartë dhe po mbledh prova teksa zgjeron hetimet për zjarrin katastrofik në diskotekën Pulse në Koçan më 16 mars.
Pas 30 të mëparshmeve, hetimi tani po zgjerohet në mbi 23 të dyshuar të rinj, përfshirë ish-ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, i cili hyri në MNAV dy vjet më parë dhe rrahu një kontrollor të trafikut ajror, pastaj drejtorin prej shumë kohësh të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe ministrin aktual pa portofol Shaban Saliu, Valon Saraçini – ish-ministër i Ekonomisë dhe të tjerë.
Driton Kuqi, ish-ministër i Ekonomisë, i cili aktualisht është ambasador i Maqedonisë në Norvegji, dyshohet se është gjithashtu i dyshuar. Është arrestuar edhe drejtori aktual i DMSH Xhevat Selami, por sikurse me emrat e mëparshëm, nga Prokuroria thonë se gjatë ditës do të ketë informacione zyrtare.
“Me urdhër të prokurorit publik po punohet për ndalimin e disa personave, me qëllim zgjerimin e hetimeve për zjarrin në Koçan. Institucionet kompetente do ta informojnë publikun në mënyrë të koordinuar pasi të përfundojnë veprimet në vazhdim”, thanë nga Prokuroria.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar 34 persona, numër që vazhdon të rritet, pasi më 12 prill janë bërë edhe arrestime të tjera për të njëjtin rast, ndërsa dyshohen edhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.