Ambasadori suedez thotë se është i padrejtë krahasimi i Asociacionit me Republikën Sërpska

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se e kupton shqetësimin e Kosovës rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se nuk sheh ndonjë rrezik për funksionimin e shtetit. Westerlund ka thënë për Ekonomia Online se Suedia, sikurse vendet e tjera të BE-së dhe ShBA, i rekomandon Kosovës që ta […]

qershor 3, 2024 - 09:01
 0  8
Ambasadori suedez thotë se është i padrejtë krahasimi i Asociacionit me Republikën Sërpska
ambasadori-suedez-thote-se-eshte-i-padrejte-krahasimi-i-asociacionit-me-republiken-serpska

ambasadori-suedez-thote-se-eshte-i-padrejte-krahasimi-i-asociacionit-me-republiken-serpska

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se e kupton shqetësimin e Kosovës rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se nuk sheh ndonjë rrezik për funksionimin e shtetit.

Westerlund ka thënë për Ekonomia Online se Suedia, sikurse vendet e tjera të BE-së dhe ShBA, i rekomandon Kosovës që ta themelojë këtë strukturë.

Sipas tij, krahasimi me Republikën Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë është i padrejtë, sepse konteksti i Kosovës është krejtësisht tjetër, e po ashtu edhe përqindja e pakicave.

“Unë e kuptoj shqetësimin për Asociacionin. Unë jam mjaft i vjetër dhe më kujtohet kur kam marrë pjesë në krijimin e një asociacioni të ngjashëm në Kroaci, kur punoja për Kombet e Bashkuara në vitet 1996 -1998. Patëm ngritur një strukturë të ngjashme për serbët kroatë. Kjo strukturë nuk ka kërcënuar shtetin kroat në çfarëdo mënyre, kështu që unë mendoj se ka histori suksesi”.

“Mendoj se referenca për Republika Srpska në Bosnje është paksa e padrejtë sepse ky është një kontekst krejtësisht tjetër. Pra, unë e respektoj frikën, ose më mirë shqetësimet, por mendoj se kjo mund të bëhet në një mënyrë të qetë. Unë vetëm mund të nënvizoj dhe mbështes shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe SHBA-në duke thënë se ne i rekomandojmë qeverisë të krijojë një asociacion”.“Unë nuk e ndaj shqetësimin apo referencat e bëra për Republikë Sërpska. Ky është një kontekst tjetër. Kemi një numër shumë më të vogël të pakicave në këtë vend në krahasim me përbërjen etnike në Bosnje. Pra, për mua kjo është e pabazuar”, ka thënë ambasadori suedez.

Ndërsa, për aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri, diplomati suedez ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Suedia e njeh legjitimitetin e Kosovës për të ndërmarrë çfarëdo veprime në territorin e saj, por se duhet më shumë koordinim me aleatët ndërkombëtarë, nëse Kosova synon të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

“Mendoj se të gjithë e kemi thënë, ne si komunitet ndërkombëtar dhe shtete anëtare të Bashkimit Evropian, se kjo duhet të trajtohet në dialogun e lehtësuar nga BE. Suedia e ka njohur Kosovën në vitin 2008. Në fakt, ne ishim ndër të parët që e njohëm Kosovën dhe ajo ka të gjitha arsyet legjitime për të marrë vendime brenda kufijve të saj. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e strukturave euroatlantike, duhet të punojë më shumë me komunitetin ndërkombëtar. Ju duhet të punoni ngushtë me anëtarët evropianë për të gjitha llojet e çështjeve, duke përfshirë edhe këtë çështje”, ka thënë ai.Tutje, ambasadori suedez ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO mund të marrë kohë, që sipas tij, është shumë e natyrshme.