Rihanna pritet të kryesojë Glastonbury për herë të parë

Rihanna është përfolur si kryesuesja e radhës e festivalit Glastonbury për herë të parë, ndërkohë që planifikon një rezidencë muzikore në Londër. Këngëtarja 37-vjeçare nuk ka performuar kurrë më parë në festivalin e famshëm në Worthy Farm, pavarësisht spekulimeve të shumta ndër vite. Pas suksesit të saj në Super Bowl 2023, burime të industrisë muzikore sugjerojnë […]

shkurt 23, 2025 - 12:00
 0  5
Rihanna pritet të kryesojë Glastonbury për herë të parë

Rihanna është përfolur si kryesuesja e radhës e festivalit Glastonbury për herë të parë, ndërkohë që planifikon një rezidencë muzikore në Londër.

Këngëtarja 37-vjeçare nuk ka performuar kurrë më parë në festivalin e famshëm në Worthy Farm, pavarësisht spekulimeve të shumta ndër vite.

Pas suksesit të saj në Super Bowl 2023, burime të industrisë muzikore sugjerojnë se ka shumë gjasa që ajo të jetë një nga kryesueset e edicionit të sivjetshëm, shkruan DailyMail.

Sipas “The Telegraph”, Rihanna po planifikon një seri koncertesh në Stadiumin e Londrës (ish-Stadiumi Olimpik), me dy data të mundshme më 4 dhe 5 korrik, si dhe shfaqje të tjera më 8, 9, 11 dhe 12 korrik.

Kjo do të ishte kthimi i saj në skenë pas gati një dekade dhe do të ndodhte vetëm pesë ditë pas mbylljes së Glastonbury më 29 qershor.

Formacioni zyrtar i festivalit ende nuk është shpallur, por tashmë është konfirmuar se Neil Young do të kryesojë Pyramid Stage.

Ndërsa emra si Rod Stewart, Olivia Rodrigo, Fred Again dhe The 1975 janë gjithashtu të përfolur.