ANALIZË: Sa kushtojnë shpenzimet për studentët për semestrin dimëror në gjashtë universitetet shtetërore?

Studentët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” (USCM) në Shkup nga ky vit akademik po ballafaqohen me shpenzime shtesë të rritura krahas participimit, gjegjësisht pagesa për studim. Kështu që, nga ky semestër dimëror, në drejtimet për regjistrim, studentët kanë vërejtur shpenzime të reja të cilat duhet t’i paguajnë në llogarinë e fakulteteve. Rritja e shumave […]

shtator 29, 2024 - 16:00
 0  8
ANALIZË: Sa kushtojnë shpenzimet për studentët për semestrin dimëror në gjashtë universitetet shtetërore?
Logot e gjashtë universiteteve shtetërore në RMV, Foto: Meta.mk

Studentët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” (USCM) në Shkup nga ky vit akademik po ballafaqohen me shpenzime shtesë të rritura krahas participimit, gjegjësisht pagesa për studim. Kështu që, nga ky semestër dimëror, në drejtimet për regjistrim, studentët kanë vërejtur shpenzime të reja të cilat duhet t’i paguajnë në llogarinë e fakulteteve. Rritja e shumave lëvizë diku edhe deri në 1.500 denarë më shumë nga ajo që kanë paguar deri në vitin e kaluar akademik, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk

Rritje të shpenzimeve ka thuajse në të gjithë fakultetet në kuadër të USCM-së, që nxiti më shumë ose më pak reagime të zëshme.

Edhe derisa një pjesë e studentëve shprehin pakënaqësi dhe shqetësim, Meta.mk bëri krahasim më të gjerë lidhur me atë se sa shpenzime kanë studentët në gjashtë universitetet shtetërorenë Maqedoninë e Veriut.

Janë krahasuar shpenzimet shtesë krahas participimit për studim, i cili për studentët e rregullt në kuotë shtetërore është 200 euro në vit, ndërsa për studentët e rregullt me bashkëfinancim dhe për studentët me korrespondencë është 400 euro në vit.

Analiza tregon se shpenzimet drejt disa universiteteve janë më të larta nga ato në USCM, ndërsa të tjerët paguajnë shumë më pak.

Informatat për shpenzimet janë grumbulluar nga kumtesa zyrtare të institucioneve të arsimit të lartë, qasëse onlajn, por edhe përmes përgjigjeve të pyetjeve të gazetarëve që ua kemi dërguar udhëheqësive të universiteteve, si dhe nga biseda me studentët të fakulteteve të ndryshme.

Nga gjashtë universitetet shtetërore, vetëm Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nuk është përgjigjur në pyetjet e Meta.mk për atë se sa shpenzime paguajnë studentët të cilët e regjistrojnë semestrin dimëror në fakultetet që janë pjesë e këtij universiteti më të ri shtetëror.

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup

Në pajtueshmëri me Aneksin e Rregullores për studim, në fakultetet në kuadër të USCM-së u lejohet që vetë të konfirmojnë kompensime të caktuara në bazë të “specifikacioneve të tyre dhe shpenzimeve reale”. Kështu që, në fakultete të ndryshme të USCM-së paguhen shpenzime të ndryshme.

Meta.mk bëri krahasim midis shpenzimeve për semestrin dimëror në Fakultetin Juridik, Filozifik, Mjekësisë dhe Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK) dhe të njëjtit lëvizin midis 900 dhe 3.500 denarë.

Përndryshe, pas publikimit të Meta.mk paraprakisht këtë muaj se po rriten shpenzimet në Fakultetin Filozofik, nga Kuvendi Studentot Universitar i USCM-së dolën me kumtesë të përcjellë nga ky fakultet, në të cilën thuhet se Filozofiku gjoja i tërheq shpenzimet e rritura.

Sipas Kuvendit studentor, në vend që 5.600 denarë që kanë qenë të parapara paraprakisht, studentët tani do të paguajnë 2.800 denarë në nivel vjetor për shpenzime shtesë, krahas participimit.

Megjithatë, studentët në mejlet e tyre para publikimit të Meta-s për shpenzimet e rritura morën njoftim se duhet të paguajnë 2.800 denarë për “resurse onlajn dhe materiale” – shumë që duhet ta paguajnë edhe tani, madje nga këtu, bëhet e paqartë se si Fakulteti Filozofik i ka “tërhequr” shumat e rritura.

Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip

Nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip për Meta.mk thonë se nuk i kanë ndryshuar shumat e shpenzimeve nga viti 2007. Shpenzimet në UGD janë qasëse onlajn dhe mund të gjinden në këtë link. Sipas tyre, mund të konkludohet se shpenzimet shtesë edhe këtë semestër dimëror janë 3.900 denarë.

Universiteti Shtetëror në Tetovë

Krahas participimit, studentët nuk kanë shpenzime tjera, përveç 100 denarë për Parlamentin studentor i cili është organizatë e tyre dhe kanë llogari të tyre bankare, na u përgjigjën nga Universiteti Shtetëror në Tetovë. Nga atje thonë se materialet mësimore, aktivitetet sportive, trajnimet laboratorike, praktika në institucione të tjera dhe udhëtimi në vend dhe në shtete të tjera për qëllime studimore, si dhe sistemi elektronik, janë falas.

Vetëm studentët në vit të parë, gjatë regjistrimeve, paguajnë 750 denarë në xhiro-llogarinë e Universitetit, në emër: aktivitete sportive, kulturore, informative dhe informatike të studentëve të Universitetit.

Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir

Nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” për Meta.mk thonë se studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta, gjatë regjistrimit të semestrit dimëror paguajnë vetëm pagesën për studim dhe 50 denarë taksë studimore, ndërsa në sesionet shtesë paguajnë edhe për paraqitje të provimeve. Nga ana tjetër, studentët e Fakultetit Teknik – Manastir, i cili është pjesë e UKLLO-së, për Meta.mk thonë se këtë semestër duhej të paguajnë 1.200 denarë.

Universiteti “Shën Apostulli Pavle” – Ohër

Studentët e regjistruar në të gjithë pesë fakultetet në kuadër të Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Shën Apostulli Pavle” – Ohër, për semestrin dimëror nga viti i ri akademik 2024/2025, krahas participimit, kanë shpenzime shtesë më vlerë prej 2.500 denarë.

Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

Nga ky Universitet nuk u përgjigjën në pyetjet e Meta.mk. Agjencia e lajmeve nuk mundi të vendosë kontakt me asnjë student nga ky universitet.