Anëtarja e Bordit të RTK-së, jep dorëheqje

Anëtarja e Bordit të RTK-së Arta Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj. Ajo tha se vendimin e mori pasi raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet […]

gusht 17, 2024 - 20:00
 0  7
Anëtarja e Bordit të RTK-së, jep dorëheqje
anetarja-e-bordit-te-rtk-se,-jep-doreheqje

anetarja-e-bordit-te-rtk-se,-jep-doreheqje

Anëtarja e Bordit të RTK-së Arta Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Ajo tha se vendimin e mori pasi raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë.

“Për më keq: bordi është gënjyer”, theksoi tutje Berisha, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së. Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror”, tha ajo.

Para Berishës, dorëheqje sot dha edhe kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini.

Këto dorëheqje erdhën pas publikimit të lajmit të paverifikuar në mediumin publik – RTK, ku inkriminoheshin dy media vendore, Nacionale e Periskopi, si media të financuara nga presidenti serb Aleksander Vuçiq.