Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit, temë diskutimi në takimin e Osmanit me ambasadorin italian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit. Në takim u […]

maj 25, 2024 - 03:00
 0  12
Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit, temë diskutimi në takimin e Osmanit me ambasadorin italian
tendencat-e-serbise-per-destabilizim-te-rajonit,-teme-diskutimi-ne-takimin-e-osmanit-me-ambasadorin-italian

tendencat-e-serbise-per-destabilizim-te-rajonit,-teme-diskutimi-ne-takimin-e-osmanit-me-ambasadorin-italian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.