Angellov: Na pret periudhë e qetë, por zjarret do të zgjasin deri në nëntor
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, tha se shiu i cili ka rënë dje pasdite në disa vende të vendit ka shuar të gjitha zjarret aktive, transmeton Portalb.mk. Angelov thotë se dje para reshjeve ka pasur, siç thotë ai, disa zjarre të rënda, si ai në Kajmakçalan që shpërtheu në një pyll […]
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, tha se shiu i cili ka rënë dje pasdite në disa vende të vendit ka shuar të gjitha zjarret aktive, transmeton Portalb.mk.
Angelov thotë se dje para reshjeve ka pasur, siç thotë ai, disa zjarre të rënda, si ai në Kajmakçalan që shpërtheu në një pyll të vjetër me pisha, si dhe zjarri në afërsi të Probishtipit që kërcënoi dy fshatra.
Ai po ashtu thotë se moti është i favorshëm.
“Sipas DPHM-së, sot në pasdite presim reshje të reja. Reshjet e shiut na presin edhe gjatë ditës së nesërme. Me këtë, besoj se ky sezon i zjarreve do të reduktohet në mënyrë drastike, nëse jo edhe i përfunduar. Zjarret sigurisht që do të vazhdojnë deri në nëntor. Në fakt, siç ishte vitin e kaluar, por të paktën tani për tani do të mund të marrim frymë”, tha Angellov.
Ai thotë se toka dhe bimësia tani janë të lagura, që do të thotë se do të jetë një periudhë e qetë të paktën për dhjetë ditët e ardhshme.
Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.
Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.