Angellov: Shtatë zjarre aktive, “monstrën” te Jaseni gradualisht po e vendosim nën kontroll
Në territorin e shtetit për momentin ka shtatë zjarre aktive në hapësirë të hapur dhe zjarre oyjore, pesë janë vendosur nën kontroll, ndërsa 31 janë shuar tërësisht, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, njofton Portalb.mk. Siç tha Angellov, zjarri më i madh te Jaseni gradualisht po vendoset nën kontroll. “Zjarrin […]
Në territorin e shtetit për momentin ka shtatë zjarre aktive në hapësirë të hapur dhe zjarre oyjore, pesë janë vendosur nën kontroll, ndërsa 31 janë shuar tërësisht, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, njofton Portalb.mk.
Siç tha Angellov, zjarri më i madh te Jaseni gradualisht po vendoset nën kontroll.
“Zjarrin më të madh, zjarrin ‘monstër’ gradualisht po e vendosim nën kontroll. Krahu drejt Jasenit ende është aktiv edhe pse me vëllim më të vogël. Atje në vendin e ngjarjes po veprojnë 20 të punësuar në Jsen të ndihmuar nga zjarrfikës lokal me automjet zjarrfikës nga Makedonski Brodi”, informoi Angellov.
Krahu i dytë, siç shtoi, gjagjësisht krahu i cili lëvizte drejt uikend lagjes së liqenit Kozjak është tërësisht i shuar dhe shihet zjarr dhe tymosje në brendësinë e vendit të djegur.
Zjarri i dytë lëvizë në territorin e Komunës së Ohrit, konkretisht malin Galiçiça, por i njëjti, siç informoi Angellov, është transferuar nga ana e Resnjës ku ka zjarr në malin Magaro deri në Stenjë.
Lidhur me zjarrin në rajonin e Pellagonisë, në Komunën Novaci, Angellov informoi se janë vendosur që të veprojnë me fluturake kundërajrore.
Mbi zjarret në Kërçovë, siç informoi, tashmë po veprohet me gjashtë “er traktorë”, ndërsa tek zjarri në territorin në Makedonski Brod veprojnë pjesëmarë të Pyjeve kombëtare.