Maqedonia në fazë portokalli, Qeveria me rekomandime për valën e të nxehtit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta përfshijë shtetin pasi nga Instituti i Shëndetit Publik dhe meteo-alarmi i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike janë marrë informata për paraqitje të valës së të nxehtit në kohëzgjatje prej tre […]

gusht 11, 2024 - 21:00
 0  8
Maqedonia në fazë portokalli, Qeveria me rekomandime për valën e të nxehtit
Foto nga corina ardeleanu / Unsplash

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta përfshijë shtetin pasi nga Instituti i Shëndetit Publik dhe meteo-alarmi i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike janë marrë informata për paraqitje të valës së të nxehtit në kohëzgjatje prej tre ditësh, edhe atë në periudhën nga 12 deri më 14 gusht të vitit 2024, njofton Portalb.mk.

Në rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta që i miratoi Qeveria në seancën e sotme parashihet lirim nga puna për grupet më të prekura të popullsisë – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 14.08.2024 (e hënë, e martë dhe e mërkurë).

Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësit detyrohen të respektojnë rregullat ligjore në këtë fushë.

Qeveria rekomandon edhe që në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.

Njëherit, Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.