Anketa e Europe Elects: Opozita shqiptare BDI&ASH – 2 me 1 përballë VLEN-it

Një sondazh i ri i realizuar nga agjencia Market Vision për platformën ndërkombëtare Europe Elects, konfirmon dominimin e BDI-së në bllokun politik shqiptar dhe përforcon dobësimin e koalicionit qeverisës VLEN. The post Anketa e Europe Elects: Opozita shqiptare BDI&ASH – 2 me 1 përballë VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 13, 2025 - 18:30
 0  0
Anketa e Europe Elects: Opozita shqiptare BDI&ASH – 2 me 1 përballë VLEN-it

Një sondazh i ri i realizuar nga agjencia Market Vision për platformën ndërkombëtare Europe Elects, konfirmon dominimin e BDI-së në bllokun politik shqiptar dhe përforcon dobësimin e koalicionit qeverisës VLEN.

Sipas rezultateve të anketës, e zhvilluar nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025 mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve, përqindjet janë si më poshtë:

  • BDI: 12%
  • ASH (Aleanca për Shqiptarët): 4%
  • Lëvizja BESA: 4%
  • LD (Lidhja Demokratike): 2%
  • Alternativa: 2%

Në total, opozita shqiptare (BDI + ASH) grumbullon 16% të mbështetjes, ndërsa VLEN, si koalicion qeveritar (BESA, LD, Alternativa), përmbledh vetëm 8%, saktësisht gjysmën.

Ky rezultat nënvizon një disbalancë të theksuar në favor të opozitës shqiptare, pavarësisht përfaqësimit të VLEN-it në qeveri. BDI, ndërsa ASH-ja e Arben Taravarit konfirmohet si subjekti i dytë më i fuqishëm në opozitë.

Ndërkohë, në kampin maqedonas, VMRO-DPMNE udhëheq me 53%, duke lënë pas LSDM-në me 11% dhe LEVICA-n me 6%.

Sondazhi përforcon realitetin politik aktual: opozita shqiptare është më e fortë se VLEN-i qeveritar. Flaka

The post Anketa e Europe Elects: Opozita shqiptare BDI&ASH – 2 me 1 përballë VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .