Anketa e Europe Elects: VMRO-DPMNE thellon epërsinë, BDI para LSDM-së
Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të The post Anketa e Europe Elects: VMRO-DPMNE thellon epërsinë, BDI para LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të mbështetjes elektorale.
Në vendin e dytë renditet BDI me 12%, duke kaluar LSDM-në që aktualisht ka vetëm 11%. Kjo përforcon pozicionin e BDI-së si forca më e madhe politike shqiptare, por edhe si forca e dytë në nivel republikan sipas këtij sondazhi.
Rezultatet e tjera:
- LEVICA: 6%
- ZNAM: 5%
- Aleanca për Shqiptarët (ASH): 4%
- Lëvizja BESA: 4%
- Lidhja Demokratike (LD): 2%
- Alternativa: 2%
Krahasuar me periudhën e mëparshme matëse (20 mars – 17 prill 2025), VMRO ka shënuar rritje të mëtejshme, ndërsa LSDM vazhdon tendencën rënëse.
Sondazhi është zhvilluar në periudhën 20 qershor – 4 korrik 2025, me një mostër prej 1.200 të anketuarve në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Flaka
The post Anketa e Europe Elects: VMRO-DPMNE thellon epërsinë, BDI para LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
