Izet Mexhiti: Sot hapëm segmentin e rëndësishëm të Kërçovë-Ohër, po lidhemi me Shqipërinë dhe rajonin

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të rëndësishëm të autostradës Kërçovë – Ohër, që është pjesë e Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, transmeton TV21. Mexhiti vlerëson se me hapjen e këtij segmenti, krijohet lidhje më e qartë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe rajonit. “Sot bëmë hapjen […]

Korrik 13, 2025 - 16:30
 0  0
Izet Mexhiti: Sot hapëm segmentin e rëndësishëm të Kërçovë-Ohër, po lidhemi me Shqipërinë dhe rajonin

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të rëndësishëm të autostradës Kërçovë – Ohër, që është pjesë e Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, transmeton TV21.

Mexhiti vlerëson se me hapjen e këtij segmenti, krijohet lidhje më e qartë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe rajonit.

“Sot bëmë hapjen e një segmenti të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8, si një nga projektet më strategjike që po realizohen në vendin tonë.

Korridori 8 në të cilin po punohet si asnjëherë më parë, është investim me rëndësi të shumëfishtë: ekonomike, gjeopolitike dhe zhvillimore. Me ndërtimin e këtij korridori po krijohet një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, kështu duke e vendosur vendin tonë në një rrjet të ri të transportit dhe bashkëpunimit rajonal.

Segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit në perëndim të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe duke rritur efikasitetin ekonomik dhe turistik në këtë zonë.

Si Qeveri, kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar projekte që e nxjerrin vendin nga izolimi dhe e vendosin në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes europiane.

Rritja e kapaciteteve infrastrukturore është bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë, i shpërndarë dhe i ndjeshëm për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, njofton Mexhiti.