Anketa e IRI-t: Portalb, portali më i besueshëm në Maqedoninë e Veriut

Portalb është zgjedhur portali më i besuar për tu informuar mbi zhvillimet politike në Maqedoni, gjegjësisht 2% e të anketuarve e kanë përmendur Portalbin në pyetjen “Cilën media specifike, si kanale televizive specifike, radio stacion, gazetë, faqe interneti, etj. e konsideroni më të besueshme për informacion politik?”, në anketën më të fundit të IRI-t. Portalb […]

maj 14, 2024 - 14:01
 0  7
Anketa e IRI-t: Portalb, portali më i besueshëm në Maqedoninë e Veriut
Këndi i redaksisë Portalb në Panairin e Karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore

Portalb është zgjedhur portali më i besuar për tu informuar mbi zhvillimet politike në Maqedoni, gjegjësisht 2% e të anketuarve e kanë përmendur Portalbin në pyetjen “Cilën media specifike, si kanale televizive specifike, radio stacion, gazetë, faqe interneti, etj. e konsideroni më të besueshme për informacion politik?”, në anketën më të fundit të IRI-t.

Burimi: IRI
Burimi: IRI

Portalb është në fakt i vetmi portal në gjuhën shqipe i përmendur nga të anketuarit si media të cilës i besojnë. Pas tij pason Time.mk në gjuhën maqedonase me 1%.

Sa u përket televizioneve, Alsat është më i besueshëm në aspektin politik në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq më pas është TV21 dhe Portalb me nga 2%. Listës, i mungon Radio Televizioni Shtetëror i Maqedonisë, MTV2.

Kjo nuk është hera e parë që Portalbi gjendet në listën e mediave më të besuara shqiptare në vend.

Në skenën mediatike maqedonase, udhëheqë TV Sitel me 39%, ndërkaq më pas vijnë Kanal 5 me 30% dhe Telma me 11%.

Në bazë të kësaj ankete, mbi gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se mediat në vend janë të lira dhe të pavarura.

Sa i përket drejtimit në të cilin shkon vendi, 78% prej 1.220 të anketuarve kanë deklaruar se shteti po shkon në drejtim të gabuar.

Anketa është realizuar prej 2 shkurt deri më 5 mars, përkatësisht në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të prillit dhe majit.

Sondazhi gjithashtu tregon mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe një shumicë dërmuese e konsiderojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar.