Anti-korrupsioni hapi lëndë për emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Sashko Lafçiski

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur rast për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, tha për “360 gradë” kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska. “Ne kemi një çështje të hapur dhe i është caktuar një anëtari. Ka ardhur një ankesë dhe ka nisur procedura për […]

gusht 21, 2024 - 17:00
 0  4
Anti-korrupsioni hapi lëndë për emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Sashko Lafçiski

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur rast për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, tha për “360 gradë” kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska.

“Ne kemi një çështje të hapur dhe i është caktuar një anëtari. Ka ardhur një ankesë dhe ka nisur procedura për sigurimin e dokumenteve për verifikimin e pretendimeve”, tha Dimitrovska.

Përkatësisht, vetëm pak orë pasi Sashko Lafçiski zyrtarisht u bë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut tre ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj zgjedhjes së tij duke thënë se ai në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme mori pozitën që i takonte një shqiptari.Lafçiski e mori këtë post nga paraardhësi i tij, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.