Arbana Osmani zbulon aksidentin me flokët: “I paskam përvëluar pa e kuptuar”
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të sikletshëm, por njëkohësisht edhe humoristik, lidhur me flokët e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Arbana ka treguar se vetëm tani ka vënë re se dy baluket i ka djegur me mashë gjatë qëndrimit të saj në SHBA. “I paskam […]

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të sikletshëm, por njëkohësisht edhe humoristik, lidhur me flokët e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Arbana ka treguar se vetëm tani ka vënë re se dy baluket i ka djegur me mashë gjatë qëndrimit të saj në SHBA.
“I paskam djeg me mashë kur isha në USA dhe i paskam përvëluar”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një emoji të habitur.
Ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë, duke e mbushur me komente dhe këshilla për kujdesin ndaj flokëve. Disa e kanë ngushëlluar, ndërsa të tjerë e kanë marrë me humor këtë incident të vogël të bukurisë, shkruan Kosovarja.
Pavarësisht kësaj, Arbana vazhdon të shkëlqejë si gjithmonë, duke dëshmuar se edhe në momente të tilla e ruan elegancën dhe sensin e saj të humorit.