Arkeologjia prioritet për Çekun, bashkëpunëtor ka dhe ShBA-në

Arkeologjia po trajtohet me prioritet dhe përplot punë po zhvillohen në gjithë vendin. Të paktën kështu shprehet ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social, facebook, transmeton Klankosova.tv. Sipas ministrit, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtohet lokaliteti arkeologjik në Dresnik. “Këtij lokaliteti tejet të rëndësishëm, përveç mbrojtjes përmes […]

shtator 21, 2024 - 08:00
 0  8
Arkeologjia prioritet për Çekun, bashkëpunëtor ka dhe ShBA-në
arkeologjia-prioritet-per-cekun,-bashkepunetor-ka-dhe-shba-ne

arkeologjia-prioritet-per-cekun,-bashkepunetor-ka-dhe-shba-ne

Arkeologjia po trajtohet me prioritet dhe përplot punë po zhvillohen në gjithë vendin.

Të paktën kështu shprehet ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social, facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ministrit, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtohet lokaliteti arkeologjik në Dresnik.

“Këtij lokaliteti tejet të rëndësishëm, përveç mbrojtjes përmes konservimit profesional, po i shtojmë edhe planin e menaxhimit, planin e qasjes dhe prezantimin, në mënyrë që të jetë atraktiv për vizitorë dhe në shërbim të turizmit të zonës”, ka shkruar Çeku.

Kjo është një mënyrë se si trashëgimia kulturore mund të rrisë ekonominë lokale, duke e shndërruar këtë hapësirë përplot histori në destinacion kulturor e turistik të vendit.