ARM, promovohen 24 nëntogerë të rinjë
Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” u mbajt sot ceremonia e promovimit oficerëve dhe nënoficerëve të rinjë. Si nëntogerë janë promovuar 38 kadetë, 24 prej tyre për nevojat e Ushtrisë The post ARM, promovohen 24 nëntogerë të rinjë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” u mbajt sot ceremonia e promovimit oficerëve dhe nënoficerëve të rinjë.
Si nëntogerë janë promovuar 38 kadetë, 24 prej tyre për nevojat e Ushtrisë së Maqedonisë së veriut, 12 femra dhe 12 meshkuj, derisa 8 janë nga Mali i Zi dhe 6 nga Bosnja e Hercegovina. Në gradën e parë oficer-toger u promovuan 60 kursistë, të cilët në periudhën shtator 2023-shkurt 2024 dhe shkurt-korrik 2024, kaluan një kurs trajnimi dhe përmirësimi profesional gjashtëmujor për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë dhe Armatës; si dhe 60 nënoficerë në gradën rreshter.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj pret që ata të marrin pjesë aktive në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale, si dhe kërcënime të reja hibride në hapësirën fizike dhe kibernetike.
“Ju u bëtë oficerë në periudhën e pasigurisë globale, të tensioneve gjeopolitike, të konflikteve ushtarake. Si oficerë të Armatës së NATO-s, nga ju pritet që t’i përmbushni standardet më të larta profesionale dhe kriteret kryesore. Jam e sigurt se në mënyrë aktive do të merrni pjesë në trajtimin e tradicionales, megjithatë edhe kërcënime të reja asimetrike dhe hibride në hapësirën fizike dhe kibernetike.”, porosity presidentja.
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, me këtë rast deklaroi se lidershipi nuk është vetëm autoritet, por edhe frymëzim, duke dhënë shembull dhe duke ushqyer një mjedis pune në të cilin të gjithë mund të përparojnë.
The post ARM, promovohen 24 nëntogerë të rinjë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .