Urbanizmi, Nikollovski: Stop ndërtimit në Qendër dhe Karposh
Ndërprerje të ndërtimeve në komunën Qendër dhe Karposh me ligje speciale propozon ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski në kuvend me miratimin e ligjit për urbanizëm. Sipas ministrit Nikollovski The post Urbanizmi, Nikollovski: Stop ndërtimit në Qendër dhe Karposh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ndërprerje të ndërtimeve në komunën Qendër dhe Karposh me ligje speciale propozon ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski në kuvend me miratimin e ligjit për urbanizëm. Sipas ministrit Nikollovski nuk mund që për fajin e dy komunave të pësojnë komunat e tjera në vend të cilat pretendojnë ndërtimin e ligjshëm të projekteve kapitale.
“Sipas shembullit të Ohrit, të miratojmë ligje speciale për komunat Qendër dhe Karposh, ku qartë do të themi se në cilën mënyrë mund të bëhet urbanizmi, kush mund ta bëj këtë dhe sipas cila rregullave. Nëse pajtohemi mund të vemë edhe moratorium për ndërtim, por jo ndërtim selektiv që kishte në komunnë qendër, ndërkohë që sikur me magji u ngritën katër kulla të kompanisë Limak.”, tha ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski.
Kuvend, miratohen ndryshimet për planifikim urbanistik
Ndërkohë ligji për planifikim urbanistik i cili mori mbështetjen e 64 deputetëve, sipas Nikollovskit parashikon ndërtimin me procedurë të lehtësuar e jo pas dhjetë vitesh të shkollave, çerdhe, ambullanta, spitaleve dhe garazhave në kate. Nikollovski paraprakisht në komisionin kuvendor theksoi se gjysma e trotuareve në vend janë të uzurpuara nga veturat, pasi mungojnë vendparkime.
“Për ti liruar rrugët dhe trotuaret, do të duhet qytetarëve tu mundësojmë vend ku do të mund të parkojnë. Kemi një numër të madh të problemeve të tilla, në më shumë komuna në Maqedoni, ku nuk ka asnjë garazhë në kate pasi planet miratohen pas dhjetë viteve, nuk mund të realizohen dhe kemi hapësira publike të uzurpuara, andaj kësaj duhet ti japim fund.”, u shpreh Nikollovski.
Nuk munguan kritikat nga shoqata joqeevritare se ekspertë të fushës nuk kanë pasur kohë të shohin ndryshimet për të dhënë vërejtjet e tyre.
“Kemi frikë se mos përsëritet periudha kur për disa vite kishim mbi 30 ndryshime të ligjit për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, e të cilat shpin në këtë që po jetojmë tani.”, u shpreh Nevena Georgievska nga shoqata ekologjike.
Me ndryshimet e reja ligjore ministra e transportit shton ingerencat e saj në vënien e kontrollit mbi komunat se çfarë miratojnë për ndërtim, që me automatizëm të jep leje ose pamundësoj ndërtimin. Për investime kapitale në komuna për vitin që vjen janë planifikuar të ndahen rreth 250 milion euro. Ndërkohë që me ribalancin e buxhetit për katër muajt në vijim në konto të komunave do të përfundojnë gjithsej 100 milion euro.
The post Urbanizmi, Nikollovski: Stop ndërtimit në Qendër dhe Karposh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .