Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në RMV, Duraku: Qeveria e re, mashë e Serbisë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadanin, pasi ai kërkohej me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ministria e Drejtësisë e Kosovës është në kontakt me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të kuptuar më shumë rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së. ALBIN […] The post Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në RMV, Duraku: Qeveria e re, mashë e Serbisë appeared first on InfoShqip.com.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadanin, pasi ai kërkohej me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ministria e Drejtësisë e Kosovës është në kontakt me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të kuptuar më shumë rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së.
ALBIN KURTI,KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Ministria jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim më Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje, në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin tonë që po mbahet në paraburgim atje dhe që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë, kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestet e tilla për qytetarët tanë”.
Nga Ministria e Jashtme e Kosovës kanë deklaruar se ambasadori Florian Qehaja ka siguruar se Ramadani nuk do t’i dorëzohet Serbisë. Ai për Radio Televizionin e Dukagjinit, ka deklaruar se janë duke u marrë në mënyrë intesive me rastin dhe se janë në komunikim me organet e drejtësisë.
FLORIAN QEHAJA,AMBASADORI I KOSOVËS NË MAQEDONINË E VERIUT
“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë”.
I pyetur për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Deputeti i Frontit Evropian Sadulla Duraku, tha se janë dëshmitarë që kjo qeveri po bëhet mashë e Serbisë. Sipas tij, qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka ministër një përkrahës të Putinit dhe që nuk e njeh Kosovën
SADULLA DURAKU,DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“Ende në Ballkanin e trazuar dhe në regjion nuk kemi një pajtesë mes popullatave dhe dikush që donë të bëj trazira dhe të bëjë katrahura në mesin e Ballkanit të trazuar. Jeni dëshmitar që edhe kjo qeveri që është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhen mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë. Me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë mund të kalohen me elegancë dhe ushtarët e UÇK-së të lëvizin lirshëm në Maqedoni. Por kjo është qeveri që është dëshmuar, dhe dëshmohet që më tutje, ndërsa kemi një ministër që është përkrahës i Putinit dhe një ministër që nuk e pranon Kosovën e pavarur dhe këto gjëra ndodhin edhe tek ne”.
Deputeti Riad Shaqiri nga koalicioni VLEN tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës, për të gjetur një zgjidhje.
RIAD SHAQIRI, DEPUTET I VLEN-IT
“Ne si koalicon VLEN, jemi në kontaktë të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës, për zgjidhjen e rastit në fjalë, mirëpo koalicioni Fronti Europian, është mirë të bëjë një retrospektivë të kaluerës, se sa ka qenë e interesuar për ish ushtarët e UÇK-së. Do ti referohem rastit të Betim Kabashit, që vuan burgun e Idrizovës dhe personi në fjalë vuan nga ceroza. Për të njejtit personë, ne si koalicon VLEN, kemi kërkuar që të merren të gjitha masat ligjore, që ti ofrohet një shërbim shëndetësorë më cilësorë, edhe përkundër veprës të cilët e vuan ai në kuadër të burgut të Idrizovës”.
Rastin në fjalë e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, të cilët infromojnë se më 17 korrik është arrestuar një shtetas i Kosovës, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia. Sipas tyre, bëhet fjalë për 47 vjeçarin me inicialet B.R. i cili u arrestua të mërkurën në orën 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë.
The post Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në RMV, Duraku: Qeveria e re, mashë e Serbisë appeared first on InfoShqip.com.