Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person

Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi me inicialet D. B është plagosur në shkëmbimin e zjarrit në mbrëmjen e djeshme. Ky është bilanci nga përleshja me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Çair të Shkupit. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të mërkurën në mbrëmje para orës 22, ai është transferuar në […] The post Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 19, 2024 - 03:30
 0  6
Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person

Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi me inicialet D. B është plagosur në shkëmbimin e zjarrit në mbrëmjen e djeshme. Ky është bilanci nga përleshja me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Çair të Shkupit. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të mërkurën në mbrëmje para orës 22, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi Ohrit”, pasi ka pësuar lëndim me armë zjarri.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Mbrëmë në ora 21:50, në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Naumi i Ohrit’ është dërguar D.B.(31) nga Shkupi, i cili është lënduar me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë rastë kanë reagur nga LSDM-ja opozitare, të cilët fajin e hedhin tek partia në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas tyre, përderisa ka të shtënat dhe përleshjet me armëë zjarri vazhdojnë të ndodhin, situata e sigurisë po bëhet jashtëzakonisht e keqe.

LSDM

“Siguria e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm. Në ngjarjen e fundit të përgjakshme mbrëmë në Çair ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Paaftësia e VMRO-së inkurajon kriminelët dhe e kthen Maqedoninë në Perëndim të egër. Nuk ka zgjidhje për krimet më të rënda pasi Toshkovski dhe VMRO janë në krye të MPB-së, pesë vrasje mbeten të pazbardhura”.

Nga LSDM, më tej theksojnë se VMRO dhe Toshkovski tregojnë paaftësinë e tyre. Nga atje pyesin se të njejtit a shprehin interes për të ndalur këtë trendë, pasi sipas tyre, qytetarët çdo ditë jetojnë të frikësuar.

The post Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person appeared first on InfoShqip.com.