Arrestohen 11 persona, mes tyre 8 zyrtarë policorë – korrupsion me leje qëndrimi për shtetas të huaj

Policia e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe të Policisë së Burgjeve, ka realizuar sot (22 The post Arrestohen 11 persona, mes tyre 8 zyrtarë policorë – korrupsion me leje qëndrimi për shtetas të huaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 22, 2025 - 18:30
 0  11
Arrestohen 11 persona, mes tyre 8 zyrtarë policorë –  korrupsion me leje qëndrimi për shtetas të huaj

Policia e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe të Policisë së Burgjeve, ka realizuar sot (22 maj 2025) një aksion të gjerë kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare, transmeton Flaka

Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle në 12 lokacione të ndryshme në Shkup, Shtip, në pikën kufitare të Bllacës si dhe në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare – Veri. Gjatë aksionit janë arrestuar 11 persona, mes tyre 8 zyrtarë policorë, ndërsa për dy persona të tjerë janë në zhvillim masa për gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarve është hapur hetim për një sërë veprash penale, përfshirë: “pranimi i shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, “marrje ryshfeti”, “dhënie ryshfeti”, “shpërdorim i detyrës zyrtare”, “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Hetimi ka zbuluar se nga janari deri në prill të këtij viti, të dyshuarit, përmes lidhjeve miqësore me zyrtarë policorë në G.P. Bllacë dhe sektorin për të huaj në Shtip, kanë ndërmjetësuar në mënyrë të paligjshme për shtetas turq që të fitojnë leje të përkohshme qëndrimi në vend, ndonëse kishin tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm. Në këmbim të shpërblimeve monetare, zyrtarët policorë kanë shkelur detyrën duke lejuar këtë proces pa ndëshkim, duke i shkaktuar dëm edhe buxhetit të shtetit – pasi për shkeljen ligjore ishte paraparë gjobë prej 50 deri në 250 euro.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për pesë nga të dyshuarit, ndërsa për tetë të tjerë ka propozuar masa të kujdesit.

Ky rast vë në pah sfidat serioze që lidhen me integritetin institucional dhe nevojën për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, sidomos në institucionet e sigurisë. Flala

The post Arrestohen 11 persona, mes tyre 8 zyrtarë policorë – korrupsion me leje qëndrimi për shtetas të huaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .