Arrestohet personi i dyshuar për 12 vjedhje në Ferizaj

Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës. Pas një pune hetimore, policia njofton se identifikuar të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga […]

maj 15, 2024 - 22:01
 0  6
Arrestohet personi i dyshuar për 12 vjedhje në Ferizaj
arrestohet-personi-i-dyshuar-per-12-vjedhje-ne-ferizaj

arrestohet-personi-i-dyshuar-per-12-vjedhje-ne-ferizaj

Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës.

Pas një pune hetimore, policia njofton se identifikuar të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, njofton policia.