Avni Arifi: Do jetë humbje vështirë e riparueshme nëse Kosova nuk anëtarësohet në KiE, fitore për Vuçiqin
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi nëse Kosova e humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës e ka cilësuar si humbje të riparueshme. Sipas Arifit, mos anëtarësimi do të jetë fitore për Vuçiqin. “Nëse ndodh ndonjë mrekulli dhe hyjmë në agjendë me propozimet e Bakojanis me të vërtetë do të ishte fitore e Kosovës […]
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi nëse Kosova e humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës e ka cilësuar si humbje të riparueshme.
Sipas Arifit, mos anëtarësimi do të jetë fitore për Vuçiqin.
“Nëse ndodh ndonjë mrekulli dhe hyjmë në agjendë me propozimet e Bakojanis me të vërtetë do të ishte fitore e Kosovës si në llotari. E nëse nuk hyjmë në agjendë atëherë Kosova dha një fitore të madhe pothuajse historike Vuçiqit dhe i ndihmon popullaritetit të tij me Serbinë kurse Kosovës humbje vështirë të riparueshme”, tha Arifi.
Arifi ka akuzuar kryeministrin Kurti që e ka mbajtur të fshehur kushtin për draftin e statutit të Asociacionit.
Refuzimi i draftit nuk i shërben Kosovës, vlerëson Arifi.
“Sa i përket anëtarësimit kushti po dihet që tre muaj paska qenë që të dërgohet drafti i statutit te Asociacionit në Kushtetuese. Kurti dhe njerëzit e tij e kanë mbajtë fshehur me fanatizëm këtë kërkesë para qytetareve të Kosovës. Më shumë se kaq Kurti nuk e ka dërguar draftin në Kushtetuese dhe për 6 muaj nuk e ka pranuar as nuk e ka refuzuar. Kjo edhe pse ne takimin me Scholz dhe Macron flitet se Kurti ka pranuar të procesoj me Asociacionin. Tash 3 ditë para Këshillit, Kurti e refuzoj draftin. Refuzimi i tij kaq i vonuar ndonëse legjitim dhe i drejtë nuk besoj se i shërben as Kosovës as përpjekje për evitim të Asociacionit. Në fakt dihet siguritë që drafti tjetër do të jetë më i rëndë”, përfundoi Arifi për Front Online.