Arrihet marrëveshja, Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A. Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve italiane. Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia […]

qershor 21, 2025 - 16:30
 0  5
Arrihet marrëveshja, Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve italiane.

Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray ku u shpall kampion.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Mauro Icardi kanë arritur marrëveshje për rikthimin e argjentinasit në Milano.

Sipas Calciomercato, Icardi ka rënë dakord për një rrol dytësor në skuadër pas dyshes Lautaro-Thuram.

Argjentinasi gjithashtu ka rënë dakord me kushtet financiare të ofruara nga zikaltërit, të cilat nuk janë bërë ende të ditura.

Icardi ishte pjesë e Interit nga viti 2013 deri në vitin 2019 dhe me fanellën e zikaltërve realizoi 126 gola në 222 ndeshje.