Arsovska i përgjigjet Mexhitit: Nuk destabilizoj shtetin, por komoditetin tuaj kriminal

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe liderit të LD-së, Izet Mexhiti, i cili e akuzoi atë për tentim destabilizimi të shtetit. Në një postim The post Arsovska i përgjigjet Mexhitit: Nuk destabilizoj shtetin, por komoditetin tuaj kriminal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 29, 2025 - 20:00
 0  6
Arsovska i përgjigjet Mexhitit: Nuk destabilizoj shtetin, por komoditetin tuaj kriminal

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe liderit të LD-së, Izet Mexhiti, i cili e akuzoi atë për tentim destabilizimi të shtetit. Në një postim të drejtpërdrejtë, Arsovska thotë se e vetmja gjë që do të “destabilizohet” është rehatia e atyre që kanë përfituar miliona nga ndërtime të jashtëligjshme.

“Izeti dhe shërbëtori i tij Visari i kanë nënshkruar ndërtimet pa leje për të cilat njerëzit kanë paguar miliona euro, duke u mashtruar se do të mund t’i legalizojnë. Kjo është destabilizimi i vërtetë”, ka shkruar Arsovska.

Ajo e quan “model të njohur të VMRO-DPMNE-së dhe satelitëve të tyre nga VLEN” etiketimin e çdo zbulese për korrupsion si tentativë për destabilizim. “Çdoherë kur dikush ua prek interesin kriminal, menjëherë e quajnë ‘sulm ndaj shtetit’”, thekson kryetarja e Shkupit.

Sipas saj, ajo që realisht rrezikohet nga zbulimi i aferave korruptive është komoditeti i individëve të caktuar dhe burimi i të ardhurave të paligjshme – jo stabiliteti i shtetit.

Arsovska kërkon që zyrtarët përgjegjës të përgjigjen publikisht: “Sa para morët për objektet pa leje? Mos u bëni qesharakë.”

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi padi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për akuzat e saj ndaj komunës së Çairit. Mexhiti thotë se veprimet e Arsovskës janë tentim i BDI-së për destabilizim të vendit përmes komunave.

Sot, Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu paralajmëroi padi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pas akuzave të saj ndaj Ganiut. Ganiu thotë se komuna e Çairit nuk i ka borxh Qytetit të Shkupit, shton se Arsovska është bërë instrument i BDI-së. Flaka

The post Arsovska i përgjigjet Mexhitit: Nuk destabilizoj shtetin, por komoditetin tuaj kriminal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .