As rritje rrogash dhe as transport falas për nxënësit! Qeveria i harron premtimet
Nëntë ditë nga fillimi i vitit shkollorë rritja e pagave të mësimdhënësve dhe transporti falas për nxënësit dhe astudentët janë shndërruar në temë debate mes palëve të përfshira. Ministrja e The post As rritje rrogash dhe as transport falas për nxënësit! Qeveria i harron premtimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nëntë ditë nga fillimi i vitit shkollorë rritja e pagave të mësimdhënësve dhe transporti falas për nxënësit dhe astudentët janë shndërruar në temë debate mes palëve të përfshira. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska edhe njëherë përsëriti se nuk sheh mundësi për rritje të pagave. SASHK thotë se rritja është detyrim ligjor, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë deri në mes të shtatorit. Ish-ministri Jeton Shaqiri thotë se pushteti aktual në vend të rrisë pagat, rrit arsyetimet.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, edhe njëherë ka përsëritur se rritje rrogash për mësimdhënësit këtë vit nuk do të ketë. Faji për këtë, sipas saj, bie mbi udhëheqësinë e kaluar për të cilët tha se buxhetin e një viti e kanë shpenzuar për gjashtë muaj. Bazuar në deklaratat e dy ditëve të fundit të ministres, mësimdhënësit bëjnë mirë që këtë vit të fokusohen tek pasioni dhe jo tek paraja.
“Ne jemi të hapur për bisedime dhe dialog. Nëse gjejmë ndonjë zgjidhje, sepse sigurisht nuk varet gjithçka nga ministrija e arsimit dhe dëshirat tona, në rast se krijohet ndonjë mundësi sigurisht se do ta marrim parasysh, por tani për tani unë nuk shoh se kemi ndonjë mundësi të tillë”, tha Janevska.
Lidhur me këto akuzat për shpenzim të papërgjegjshëm të buxhetit, përmes një postimi në facebook ka reaguar ish ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
“A e shihni dallimin? Jam krenar që në kohën tonë arritëm ti rrisim pagat e mësimdhënësve mbi 38%, kurse tani rriten vetëm arsyetimet. Rikujtim: rritjen e rrogave e bëmë në kohë krizash shëndetësore e energjetike”, shkruan Shaqiri.
Ndërkohë që figurat politike kërkojnë të gjejnë mbi kë bie faji, ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve deri në fillimin e vitit shkollorë. Nga Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, thotë se mësimdhënësve u intereson të zbatohet ajo që u garantohet me ligj, pavarësisht se kush është fajtor për këtë gjendje. I pyetur nëse mund të ketë bojkot, ai tha se ende nuk kanë arritur deri në atë pikë.
“Është fakt se një numër i madh i të punësuarve janë të pakënaqur nga ky qëndrim i palëkundur i ministres së Arsimit se nuk ka para dhe kaq këtu mbaron historia. Ky nuk është argument, përkatësisht kjo nuk është përgjigje e kërkesës tonë. 04:55 Kam pasur edhe pyetje rreth asaj nëse planifikojmë protesta ose bojkot. Ne nuk kemi arritur deri në atë pikë, nuk kanë përfunduar ende bisedimet.06:06 Edhe pse data dy po afrohet, mendoj se nuk do të ndodh diçka dramatike viti shkollorë do të nisë, pa marrë parasysh se ne do ta manifestojmë pakënaqësinë tonë. 06:20 Ne bisedime do të kemi, ja le të themi deri në mes të shtatorit”, u shpreh Nedellkov.
Nga lëvizja e të rinjve “Rinia e Kuqe” thonë se deklaratat e ministres janë të pacipa dhe skandaloze, duke iu referuar këtu edhe një tjetër problematike në arsim që doli në pah ditët e fundit, asaj të transportit falas për nxënësit dhe studentët. Ata kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të shlyejë borxhin ndaj qytetit të Shkupit që ky shërbim kyç për të rinjtë të mos shfuqizohet.
The post As rritje rrogash dhe as transport falas për nxënësit! Qeveria i harron premtimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .