MPTJ-ja reagon ndaj Micotakisit: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, obligim për dy palët

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj informacionit të fundit, ku thuhet se Micotakis i Greqisë e ka njoftuar Këshillin Europian se krerët e RMV-së nuk respektojnë Marrëveshjen e Prespës, transmeton TV21. Në reagimin e MPTJ-së së Maqedonisë së Veriut thuhet se në tërësi respektohen obligimet e ndërmarra […] The post MPTJ-ja reagon ndaj Micotakisit: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, obligim për dy palët appeared first on InfoShqip.com.

qershor 28, 2024 - 23:01
 0  10
MPTJ-ja reagon ndaj Micotakisit: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, obligim për dy palët

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj informacionit të fundit, ku thuhet se Micotakis i Greqisë e ka njoftuar Këshillin Europian se krerët e RMV-së nuk respektojnë Marrëveshjen e Prespës, transmeton TV21.

Në reagimin e MPTJ-së së Maqedonisë së Veriut thuhet se në tërësi respektohen obligimet e ndërmarra nga marrëveshjet ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe ato nga Marrëveshja e Prespës.

“Por përkujtojmë se zbatimi i saj është obligim edhe për dy palët”, thonë nga MPTJ-ja.

Më tej në reagim thuhet:

“Njëherit e riafirmojmë gatishmërinë për shfrytëzim të të gjitha mundësive që ofron Marrëveshja e Prespës për fuqizim të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Në tërësi mbetemi të përkushtuar për realizimin e procesit integrues europian nëpërmjet rrumbullakimit dhe përmirësimit të reformave të filluara për anëtarësim në BE, si prioritet i jashtëm – politik i yni”./TV21

The post MPTJ-ja reagon ndaj Micotakisit: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, obligim për dy palët appeared first on InfoShqip.com.