Faton Ahmeti: VLEN në qeveri pa legjitimitet shqiptar, Taravari bëri hap të guximshëm

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, në një intervistë për Zoom TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, foli hapur për sfidat politike dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në The post Faton Ahmeti: VLEN në qeveri pa legjitimitet shqiptar, Taravari bëri hap të guximshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 14, 2025 - 18:00
 0  4
Faton Ahmeti: VLEN në qeveri pa legjitimitet shqiptar, Taravari bëri hap të guximshëm

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, në një intervistë për Zoom TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, foli hapur për sfidat politike dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në fokus të diskutimit ishte largimi i Arben Taravarit nga koalicioni qeverisës dhe mundësia e bashkëpunimit me Frontin Evropian, transmeton Flaka

Ahmeti kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e cilësuar si jolegjitime nga aspekti etnik shqiptar. “VLEN u bë pjesë e qeverisë pa legjitimitet shqiptar, duke devalvuar përfaqësimin në institucione dhe duke eskaluar me vendime të rrezikshme si ai i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe,” tha Ahmeti.

Lidhur me largimin e Taravarit, ai u shpreh se BDI e përshëndet një vendim të tillë: “Heqja e balansuesit, denigrimi i çështjeve shqiptare dhe anashkalimi në punësim, janë shkaqe të forta për të dalë nga qeveria. Taravari i është kthyer popullit për legjitimitet të ri.”

Në pyetjen se a do të ketë bashkëpunim mes BDI-së dhe Taravarit, Ahmeti theksoi se ndonëse ka komunikime të hapura, nuk ka ende asgjë konkrete, por theksoi: “Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim.”

Ahmeti kritikoi raportin e qeverisë me shqiptarët, duke thënë se pas largimit të Taravarit nga qeveria, në pozitë kanë mbetur vetëm 9 deputetë shqiptarë, ndërsa 23 janë në opozitë. “Kjo nuk është përfaqësim legjitim. Ata mund të jenë zgjedhje e partnerit të madh, por jo e popullit shqiptar,” shtoi ai.

Ai foli edhe për marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar, duke theksuar se spekulimet për rrjedhje deputetësh nuk janë realizuar. “Partnerët e koalicionit janë korrektë, dhe komunikimet janë të rregullta,” deklaroi Ahmeti.

Për zgjedhjet lokale, ai tha se BDI do të garojë në të gjitha komunat që aktualisht i menaxhon dhe shtoi se është koha që të racionalizohen shpenzimet përmes mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme bashkë me ato lokale.

Ahmeti vuri në pah se BDI është forca më e madhe shqiptare sipas sondazheve, duke theksuar se “BDI del më e madhe se gjithë VLEN-i bashkë, para se të ndodhte përplasja brenda atij koalicioni”.

Sa i përket komunës së Kërçovës, Ahmeti ishte i prerë: “Kërçova nuk mund të humbet. Që nga viti 2013, ajo është menaxhuar nga shqiptarët dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.”

Ai gjithashtu theksoi se BDI nuk ndjek nacionalizëm, por mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe synimit për integrim evropian. “Ne jemi për bashkëjetesë dhe respektim të ndërsjellë. Shqiptarët sot janë më pak të përfaqësuar se kurrë më parë – kjo është regres,” deklaroi ai.

Duke folur për rastin Bekteshi, Ahmeti shprehu keqardhje dhe akuzoi shtetin për përdorim selektiv të drejtësisë. “Tre funksionarë shqiptarë janë të pafajshëm, ndërsa shteti bëri gjah ndaj BDI-së,” theksoi ai.

Në fund, Ahmeti ritheksoi se eurointegrimi mbetet prioriteti kryesor i BDI-së dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme si rrugëdalje nga situata aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media

The post Faton Ahmeti: VLEN në qeveri pa legjitimitet shqiptar, Taravari bëri hap të guximshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .