ASH, krahu i Taravarit, fillon koordinimin për zgjedhjet e brendshme partiake
Aleanca për Shqiptarët (krahu i Taravarit) njofton se ka filluar takimet koordinuese për zgjedhjet e brendshme partiake, prej ku do të përpilohen strategji të reja për sfidat aktuale politike. “Në një takim koordinues të mbajtur sot, bashkëbiseduam me koordinatorët e degëve të Aleancës për Shqiptarët rreth situatës aktuale politike dhe organizimit të zgjedhjeve të brendshme […]
Aleanca për Shqiptarët (krahu i Taravarit) njofton se ka filluar takimet koordinuese për zgjedhjet e brendshme partiake, prej ku do të përpilohen strategji të reja për sfidat aktuale politike.
“Në një takim koordinues të mbajtur sot, bashkëbiseduam me koordinatorët e degëve të Aleancës për Shqiptarët rreth situatës aktuale politike dhe organizimit të zgjedhjeve të brendshme të partisë”, thuhet në njoftimin partiake të ASH-së.
Në njoftim më tej theksohet se ky takim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ide dhe strategji për të forcuar më tej strukturat organizative partiake në të gjitha nivelet dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme.
“Jemi të vendosur të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të avancuar objektivat tona politike për Ndryshim!”, qëndron në fund të kumtesës partiake të ASH-së.