Ashensorët në Spitalin e Tetovës nuk u bënë gati më 15 shtator siç paralajmëroi Taravari, MSh thotë se brenda dy javëve do të jenë gati

Pavarësisht se ministri i Shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi se ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës do të jenë gati më së voni deri më 15 shtator, procedura nuk ka përfunduar deri në fund në këtë afat. Kanë kaluar një javë që nga kjo datë, ndërsa ende po punohet për instalimin e ashensorëve. Nga Ministria […]

shtator 23, 2024 - 21:00
 0  6
Ashensorët në Spitalin e Tetovës nuk u bënë gati më 15 shtator siç paralajmëroi Taravari, MSh thotë se brenda dy javëve do të jenë gati
Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti i Kirurgjisë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pavarësisht se ministri i Shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi se ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës do të jenë gati më së voni deri më 15 shtator, procedura nuk ka përfunduar deri në fund në këtë afat. Kanë kaluar një javë që nga kjo datë, ndërsa ende po punohet për instalimin e ashensorëve. Nga Ministria e Shëndetësisë dhanë afat të ri, shkruan Portalb.mk.

Në objektet e repartit internistik dhe atij të kirurgjisë ende punohet në instalimin e ashensorëve.

Nga 5 ashendorët e rinj, momentalisht vetëm dy janë instaluar dhe janë funksional, një në repartin internistik, një në repartin kirurgjik.

Nga Ministria e Shëndetësisë duke mos dhënë detaje se pse nuk kanë përfunduar punimet deri më 15 shtator, shkurt na njoftuan se “ashensorët do të jenë gati përafërsisht nga datat 3-5 tetor”.

Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, me 5 gusht filloi instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës.

Ashensorët në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësonin defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhej të ecin në këmbë.

Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.