RMV, Observatori sizmologjik dha rekomandime për qytetarët për mbrojtje nga tërmetet
Mbrëmë vonë qytetarët e Maqedonisë kanë ndjerë tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti është regjistruar rreth orës 02:00 me epiqendër 22 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup. Pak orë më vonë, edhe toka përreth Lazaropolit u drodh. Nuk ka të lënduar, nuk raportohet për dëme materiale, por qytetarët janë shqetësuar. Seria e […]
Mbrëmë vonë qytetarët e Maqedonisë kanë ndjerë tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti është regjistruar rreth orës 02:00 me epiqendër 22 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup. Pak orë më vonë, edhe toka përreth Lazaropolit u drodh. Nuk ka të lënduar, nuk raportohet për dëme materiale, por qytetarët janë shqetësuar. Seria e tërmeteve është arsyeja që Observatori Sizmologjike u ka kujtuar qytetarëve masat që duhen marrë në rast të një tërmeti më të fortë përmes një broshure online, transmeton Portalb.mk.
Nëse jeni në një hapësirë të hapur në kohën e një tërmeti, largohuni nga ndërtesat, shtyllat, pemët e larta dhe çdo gjë që mund të bjerë.
Nëse jeni në makinë, ndaloni mjetin në fund të rrugës dhe në një hapësirë të hapur, qëndroni brenda me rripin e sigurimit të vendosur. Është gabim dhe rrezik nëse parkoni ose vozitni në urë ose në ndonjë tunel.
Në shkollë nxënësit duhet të fshihen nën tavolinq, ndërsa në ndërtesat e biznesit apo të banimit është rreptësishtë e ndaluar përdorimi i shkallëve dhe ashensorëve gjatë një tërmeti.
Si masë parandaluese, Observatorit Sizmologjik njofton qytetarët që duhet t’i ngjitin raftet në mure dhe t’i vendosin më larg nga shtrati, të përgatisin një çantë të ndihmës së parë, ujë, ushqim të konservuar, llambë me bateri dhe rroba të ngrohta.
Numri 112 është gjithmonë i disponueshëm.
Nga fillimi i këtij viti e deri më sot, sipas Observatorit Sizmologjik, janë regjistruar më shumë se 10 tërmete, dhe çdo pesëdhjetë vjet një tërmet me magnitudë më të madhe se 5 gradë godet territorin tonë.
Një nga fatkeqësitë natyrore më katastrofike në Maqedoni është tërmeti i Shkupit i vitit 1963, me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter, i cili zgjati 20 sekonda.