“Asnjë ditë pushim, e para vij në punë, shkoj e fundit” – Arsovska nuk sheh arsye për dorëheqje!
Asgjë nuk kam gabuar që të tërhiqem. Nga ata që nuk votojnë në Këshill, duhet të kërkoni dorëheqje. Qytetarët mua më votuan që të udhëheq Shkupin dhe i kanë votuar The post “Asnjë ditë pushim, e para vij në punë, shkoj e fundit” – Arsovska nuk sheh arsye për dorëheqje! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Asgjë nuk kam gabuar që të tërhiqem. Nga ata që nuk votojnë në Këshill, duhet të kërkoni dorëheqje. Qytetarët mua më votuan që të udhëheq Shkupin dhe i kanë votuar këta 45 këshilltarë, të cilët për 500 euro duhet të paraqiten njëherë dhe të votojnë. Nëse duhet t’i lusë që ta bëjnë këtë, ja unë i kam lutur, jo vetëm një herë, por më shumë herë. Ata çdo muaj janë lutur, por nuk ka nga ata asnjë reagim – tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Më tej, në intervistë për TV Sitel, Arsovska tha se kanë program për mbrojtje të mjedisit, program për aktivitete shtesë, dhe ato duhet të votohen si vendim në fund të vitit bashkë me buxhetin që të mund të realizohen nga janari i vitit 2025. Por potencoi, se gjysmë viti ka kaluar.
E para e Shkupit, Danella Arsovska tha shërbimet në Qytetin e Shkupit, më saktë, 500 të punësuar e kanë kryer punën e tyre dhe e kanë dorëzuar atë çfarë duhet të dorëzohet në Këshill për miratim.
Por, në pyetjen e gazetarëve se pse nuk tërhiqet nga funksioni, thotë se nuk ka bërë asnjë gabim që ta bëjë këtë.
“Asnjë gabim nuk kam bërë që të tërhiqem. Nga ata që nuk votojnë, duhet të kërkoni dorëheqje. Këshilli nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët me mua. Ata kur kanë pasur drejtorë të vetë, unë isha kryetarja më e mirë. Unë asnjë ditë nuk kam pasur pushim dhe ky është viti i tretë. Çdo ditë vij e para në punë, dal e fundit. Kësisoj këshilltarësh, në këtë përbërje, sa e di unë nuk ka pasur deri më tash. Nuk është miratuar asnjë vendim në interes të qytetarëve”, tha Arsovska, përcjell TV21.
The post “Asnjë ditë pushim, e para vij në punë, shkoj e fundit” – Arsovska nuk sheh arsye për dorëheqje! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .