Assesi të zgjidhet problemi me mungesën e librave në shkollat e Tetovës 

Edhe ky vit shkollor pritet të përfundojë me mungesë të librave për nxënësit e shkollave të Tetovës dhe jo vetëm. Autoritetet me vite nuk munden të gjejnë zgjidhje për të ju siguruar nxënësve mjetin elementar të mësimit, pavarësisht se kanë premtuar shumë deri tani, shkruan Portalb.mk.  Edhe pse pati paralajmërime qe së në gjysmëvjetorin e dytë nxënësit […]

Jan 30, 2025 - 09:00
 0  3
Assesi të zgjidhet problemi me mungesën e librave në shkollat e Tetovës 
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Portalb .mk

Edhe ky vit shkollor pritet të përfundojë me mungesë të librave për nxënësit e shkollave të Tetovës dhe jo vetëm. Autoritetet me vite nuk munden të gjejnë zgjidhje për të ju siguruar nxënësve mjetin elementar të mësimit, pavarësisht se kanë premtuar shumë deri tani, shkruan Portalb.mk

Edhe pse pati paralajmërime qe së në gjysmëvjetorin e dytë nxënësit në shkollat e Tetovës do t’i marrin librat të cilët u mungojnë, kjo nuk ndodhi. 

Nxënësve vazhdojnë të ju mungojnë mijëra libra. Ndërsa ky problem nuk pritet të zgjidhet të paktën deri në fund të këtij viti shkollor. 

“Sa u takon librave situata është njësoj sepse nuk ka ardhur asnjë libër dhe nuk besoj që këtë vit shkollor të bëhet distribuimi i ndonjë libri”, tha Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës arsyetohet se kanë siguruar një mijë libra, pavarësisht se numri i librave që mungojnë është shumë herë më i madh se kjo. 

“Para dy muajsh Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik kanë siguruar rreth 1000 tekste shkollore për nevojat e shkollave të Tetovës, por komuna e Tetovës ende nuk i ka pranuar”, thanë nga MASh. 

Ndërsa për kryetarin e Komunës së Tetovës problemi është më kompleks, ai thotë se pavarësisht se komuna dëshiron të zgjidhë këtë problem, sipas tij duhen ndryshime ligjore që kjo të ndodhë. Ai shtoi se ka mungesë të teksteve sidomos në drejtimet profesionale dhe jo vetëm të librave.

“Ne jemi në komunikim me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e kësaj problematike, e kam thënë edhe herëve tjera që përkundër vullnetit të Komunës së Tetovës për të zgjidhur këtë problem, duhen ndryshime ligjore me të cilat edhe teknikisht dhe ligjërisht Komuna e Tetovës do ketë mundësi për të intervenuar”, tha Kasami. 

Nga ana tjetër, pas pesë viteve mësim pa libra, më 28 janar 2025 Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi procedurën për blerjen e teksteve shkollore për gjuhët e huaja në arsimin fillor, të cilat pritet të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor 2025/26.