Atilla reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP

Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pasi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas dy ditësh qëndrimi. Ai ka publikuar një foto të tij që ishte shkrepur nga nata kur hyri në shtëpi, derisa ka shkruar “Task Completed”. Ndryshe, hyrja e Atilla Kardesh, ka […]

Nëntor 7, 2024 - 02:00
 0  6
Atilla reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP

Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pasi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas dy ditësh qëndrimi.

Ai ka publikuar një foto të tij që ishte shkrepur nga nata kur hyri në shtëpi, derisa ka shkruar “Task Completed”.

Ndryshe, hyrja e Atilla Kardesh, ka ngjallur reagime të shumta, meqë të njëjtin Drenusha e kishte denoncuar për dhunë në familje.

Një reagim për këtë ka ardhur dje edhe nga Koordinatorja Kombëtare dhe Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, ku është kërkuar largimi i menjëhershëm i tij.

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar, duke thënë se promovimi i figurave të përfshira në raste në tilla dërgon mesazh se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo minimizohet.

Gjatë kohës sa po vazhdonte transmentimi mbrëmë i Big Brother, disa nga anetaret e “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” kanë shkuar tek shtëpia e Big Brother dhe kanë bërë mbishkrime, si “Klani dhunon gratë”, “Bojkotoni Klanin, “Dhunuesit jashtë”.