ATK-ja me mbi 62 milionë euro tatime më shumë
Rritje e konsiderueshme e të hyrave tatimore është shënuar edhe për periudhën janar-korrik 2024, e cila është në vlerë 577.3 milionë euro, ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës [ATK]. Sipas ATK-së, këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore nëse bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të […]
Rritje e konsiderueshme e të hyrave tatimore është shënuar edhe për periudhën janar-korrik 2024, e cila është në vlerë 577.3 milionë euro, ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës [ATK].
Sipas ATK-së, këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore nëse bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën shohim se rritja është për 62.4 milionë euro, ose 12,1% tatime.
“Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveçqë ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”.
“Janë zhvilluar fushata intensive për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e pagesës së tatimeve dhe përfitimet që sjellin për shoqërinë tonë”.
“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”, thuhet në njoftimin e ATK-së.