Haxhiu viziton në QKUK gruan e plagosur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja që u plagos dje në Fushë-Kosovë nga bashkëshorti i saj. Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili ka bërë të ditur se pacientja është operuar si pasojë e plagëve […]

gusht 7, 2024 - 17:30
 0  6
Haxhiu viziton në QKUK gruan e plagosur
haxhiu-viziton-ne-qkuk-gruan-e-plagosur

haxhiu-viziton-ne-qkuk-gruan-e-plagosur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja që u plagos dje në Fushë-Kosovë nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili ka bërë të ditur se pacientja është operuar si pasojë e plagëve të marra dhe se ajo po qëndron në këtë klinikë për trajtim.

Një ditë më herët ajo ka kritikuar sistemin e drejtësisë se duke lënë të lirë të dyshuar për dhunë në familje po stimulojnë rastet si ky.

Sipas Haxhiut, i dyshuari sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.

“Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”.

“Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, theksoi ministrja.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për plagosjen e gruas, njëri prej të cilëve është burri i saj./EO