Autori i këngës “Hajde luj qyqek” paralajmëron masa ligjore ndaj dy këngëtarëve kosovarë

Autori i këngës, “Hajde luj qyqek”, Kastriot Grajqevci, tha se do të padisë këngëtarët Yllka Kuçin e Ylli Demajn, për vjedhjen e këngës si dhe për shitjen e saj në Serbi. Ai, në këtë emision “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21 foli për shumë tema ndër të tjera edhe për hitin e tij “Hajde luj qyqek”, […]

Jan 29, 2025 - 10:00
 0  6
Autori i këngës “Hajde luj qyqek” paralajmëron masa ligjore ndaj dy këngëtarëve kosovarë

Autori i këngës, “Hajde luj qyqek”, Kastriot Grajqevci, tha se do të padisë këngëtarët Yllka Kuçin e Ylli Demajn, për vjedhjen e këngës si dhe për shitjen e saj në Serbi.

Ai, në këtë emision “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21 foli për shumë tema ndër të tjera edhe për hitin e tij “Hajde luj qyqek”, ku për këtë këngë paralajmëroi fshirjen nga platforma e “YouTube-s” për ata që e kanë marrë pa autorizim.

“Dmth qyqeku ko me met veç kujna i kam dhonë drejt unë. Përndryshe, krejt tjerëve ju nalet. Qyqeku brenda një muje, dy muje ju nalet kushdo që e ka marrë pa autorizim”, tha ai.

“Përveçse e kanë bo damin më të madh këtu, janë shku e kanë shitë në Serbi këngën tem domethënë është një problem shumë serioz, ata persona që e kanë shitë këngën pa të drejta autoriale”, tha ai kur paralajmëroi padi për këngëtarët.