AUV: Konfirmohet virusi H5N1 – Kopshti Zoologjik mbyllet për tri javë!

Janë prononcuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Sipas tyre, pas testimit laboratorik në Fakultetin për Mjekësi Veterinare të një shpendi të ngordhur, është konfirmuar lloji I lartë patogjen të virusit të “Gripit të Shpendëve” apo H5N1. Sipas tyre, gjatë së shtunës, është kryer mbikqyrje në Kopshtin Zoologjik dhe janë bërë, sic thonë, vrasje humane […]

tetor 19, 2024 - 21:01
 0  7
AUV: Konfirmohet virusi H5N1 – Kopshti Zoologjik mbyllet për tri javë!

Janë prononcuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Sipas tyre, pas testimit laboratorik në Fakultetin për Mjekësi Veterinare të një shpendi të ngordhur, është konfirmuar lloji I lartë patogjen të virusit të “Gripit të Shpendëve” apo H5N1.

Sipas tyre, gjatë së shtunës, është kryer mbikqyrje në Kopshtin Zoologjik dhe janë bërë, sic thonë, vrasje humane dhe asgjësim jo I dëmshëm I 36 llojeve të ndryshme të shpendëve. Është dhënë urdhër për shkatërimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Influenca Avijare.

AGJENCIA PËR USHQIM DHE VETERINARI

“Ndalohet hyrja-dalja e kafshëve nga Kopshti Zoologjik dhe lëvizja e njerëzve, urdhërohen masa dezinfektimi, analiza të shpendëve tjerë në Kopshtin Zoologjik për prezencë të “gripit të shpendëve” me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së sëmundjes. Masat do të jenë në fuqi 21 ditë, duke nisur nga sot, ku gjatë kësaj periudhe Kopshti Zoologjik do të jetë i mbyllur për vizitorë”

Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, rastet e fundit me këtë lloj virusi ishin në vitin 2022, në rajonet e Vinicës, Shtipit, por edhe në rajonet e Shkupit, Zllokuqan dhe Komuna Karposh. /tvklan.mk