Abdixhiku: Malisheva sonte u bë pjesë e momentumit të madh të LDK’së – më 9 shkurt e sjellim ndryshimin për Kosovën

Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku ka thënë se sonte Malisheva  u bë pjesë e momentumit të madh të Lidhjes Demokratike. “Malisheva, sonte u bë pjesë e momentumit të madh të Lidhjes Demokratike! Turneu i Ndryshimit po na

Nëntor 25, 2024 - 00:00
 0  5
Abdixhiku: Malisheva sonte u bë pjesë e momentumit të madh të LDK’së – më 9 shkurt e sjellim ndryshimin për Kosovën
abdixhiku:-malisheva-sonte-u-be-pjese-e-momentumit-te-madh-te-ldk’se-–-me-9-shkurt-e-sjellim-ndryshimin-per-kosoven

abdixhiku:-malisheva-sonte-u-be-pjese-e-momentumit-te-madh-te-ldk’se-–-me-9-shkurt-e-sjellim-ndryshimin-per-kosoven

Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë.

Kreu i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku ka thënë se sonte Malisheva  u bë pjesë e momentumit të madh të Lidhjes Demokratike.

“Malisheva, sonte u bë pjesë e momentumit të madh të Lidhjes Demokratike! Turneu i Ndryshimit po na bën bashkë anekënd Kosovës në rrugëtimin tonë më të rëndësishëm – drejt ndryshimit që po ndërtojmë së bashku! Falënderoj përzemërsisht kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë, Fatmir Ademaj dhe secilin prej jush që treguat se bashkimi dhe shpresa janë forca jonë më e madhe. Kjo është Kosova që duam të ndërtojmë së bashku – një Kosovë e mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka përmendur emrat e tre kandidatëve për deputetë nga kjo komunë, që do të jenë Fatmir Ademaj, Fetah Rudi dhe Fatmir Kastrati.

“Në këtë tubim prezantuam edhe kandidatët tanë për Malishevë, që përveç Fatmir Ademajt, janë Fetah Rudi dhe Fatmir Kastrati të cilët do të jenë dhe pjesë e ekipit tonë fitues më 9 shkurt. Ata janë njerëz që përfaqësojnë qytetarët me dinjitet dhe me vendosmëri të madhe për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur”.

“Me çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, po bindemi se këto nuk janë tubime të zakonshme – janë themelet e një Lidhjeje që i përfaqëson ëndrrat dhe aspiratat e çdo qytetari të Kosovës. Prandaj, falemnderit  që ju përgjegjet thirrjes sonë sonte në Malishevë! Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë ndryshimin e madh për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku