Avni Arifi: Aleatët ndërkombëtar nuk po e marrin seriozisht Qeverinë e Albin Kurtit

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka deklaruar për “Front Online” se aleatët ndërkombëtar nuk po e marrin seriozisht Qeverinë e Albin Kurtit. “Cenimi i sovranitetit ka ndodhur dhe po ndodh nga Serbia dhe kjo kërkon reflektim të menjëhershëm të faktorit vendor e ndërkombëtar, por aleatët tanë nuk e marrin seriozisht këtë Qeveri”, u shpreh Arifi. […]

shtator 18, 2024 - 20:00
 0  6
Avni Arifi: Aleatët ndërkombëtar nuk po e marrin seriozisht Qeverinë e Albin Kurtit
avni-arifi:-aleatet-nderkombetar-nuk-po-e-marrin-seriozisht-qeverine-e-albin-kurtit

avni-arifi:-aleatet-nderkombetar-nuk-po-e-marrin-seriozisht-qeverine-e-albin-kurtit


Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka deklaruar për “Front Online” se aleatët ndërkombëtar nuk po e marrin seriozisht Qeverinë e Albin Kurtit.

“Cenimi i sovranitetit ka ndodhur dhe po ndodh nga Serbia dhe kjo kërkon reflektim të menjëhershëm të faktorit vendor e ndërkombëtar, por aleatët tanë nuk e marrin seriozisht këtë Qeveri”, u shpreh Arifi.

Arifi thotë se pushteti aktual po i shkakton dëme të pa riparueshme Kosovës.

 “Ne kemi fituar stickersat, ky është rezultat i Qeverisë Kurti. Nëse vazhdohet me këtë qasje të Qeverisë, dëmet e Kosovës do të jenë tepër të mëdha, kjo sjellje po i shkakton dëme të pa riparueshme Kosovës”, theksoi Arifi.

Serbët e Kosovës që kanë këto pasaporta të lëshuara nga një zyrë serbe e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ishin të vetmit që kishin nevojë për vizë për të hyrë në vendet e BE-së pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës më 1 janar të këtij viti./FrontOnline/