Avni Lubovci: Thirrje për protestë për dinjitetin tonë
Kryetari i Shoqatës të Plagosurve Civil nga Minat (SHPCM), Avni Lubovci, ka bërë thirrje për protestë më 10 qershor në ora 12:00. Përmes një shkrimi në Facebook, Lubovci ka thënë se invalidët civil të luftës, janë në gjendje të mjerueshme dhe duhet në mënyrë imediate që t’iu ndërrohet protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, […]
Kryetari i Shoqatës të Plagosurve Civil nga Minat (SHPCM), Avni Lubovci, ka bërë thirrje për protestë më 10 qershor në ora 12:00.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lubovci ka thënë se invalidët civil të luftës, janë në gjendje të mjerueshme dhe duhet në mënyrë imediate që t’iu ndërrohet protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, njofton Front Online.
Njoftimi i plotë:
THIRRJE PËR PROTESTË PËR DINJITETIN TONË!
Të nderuara media, Invalidë civil të luftës dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ligji nr.04/l-054, INVALIDËVE TË LUFTËS IU JEP TË DREJTA TË CILAT PËR INSTITUCIONET E REPUBLIKËS JANË DETYRIME.
Invalidët civil të luftës, janë në gjendje të mjerueshme dhe duhet në mënyrë imediate që t’iu ndërrohet protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë.
Invalidëve të luftës Ministria e Shëndetësisë i’u ka krijuar barriera dhe pengesa të mëdha. Tash e disa kohë pasi u përpoqëm të gjejmë zgjidhje përmes rrugëve institucionale, neve po na mbyllen dyert.
Qeveria e Kosovës ka marr vendimin nr.01/194 me datë 20.03.2024, ashtu që protezat e të gjithë invalidëve të luftës të mbulohet nga parat e shtetit.
Vetëm dy ditë më vonë Ministri i Shëndetësisë, nxjerr vendimin nr.05-2060 dt.22.03.2024 dhe na largon neve (invalidëve civil) nga pagesa e plotë e shpenzimeve për proteza.
Shteti e din se sa janë pensionet tona dhe se nuk mund të mbulojmë as pjesërisht këto shpenzime.
Poashtu kerkojmë dhe rritjen e pensioneve.
Këto janë pensionet aktuale të Invaldëve Civil të Luftës
Shkalla 40% – 60% shuma 120 Euro
Shkalla 61% – 80% shuma 136 Euro
Shkalla 81% – 100% shuma 152 Euro
Andaj,
Ne, si Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat (SHPCM), së bashku me anëtarët (Invalidët Civil të Luftës), kemi marrë vendim që me datë 10/06/2024 në ora 12:00, të protestojmë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për diskriminimin që na bëhet neve si pjesë e shoqërisë. Ne nuk duam të protestojmë, por jemi të detyruar ta bëjmë. Të protestosh do të thotë të ndihesh i gjallë dhe aktiv në kërkimin e drejtësisë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë Invalidëve Civil të Luftës, Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për mbështetje në këtë protestë për të kërkuar të drejtat tona legjitime.