Avokate Gashi: Qëndrimi në paraburgim i liderëve tanë është shqetësim për të ardhmen e tyre

Avokatja e akredituar nga Specialja Fehmije Gashi thotë për “Front Online” se vendimi nga Specialja për brugim prej 18 vjetësh ndaj Pjetër Shalës mund të ankimohet në instanca më të larta. “Dënimi i Pjetër Shalës është vendim i një Gjykate dhe si e tillë ka mundësi të ankimohet vetëm në instancat më të larta”, tha […]

Korrik 21, 2024 - 00:30
 0  4
Avokate Gashi: Qëndrimi në paraburgim i liderëve tanë është shqetësim për të ardhmen e tyre
avokate-gashi:-qendrimi-ne-paraburgim-i-lidereve-tane-eshte-shqetesim-per-te-ardhmen-e-tyre

avokate-gashi:-qendrimi-ne-paraburgim-i-lidereve-tane-eshte-shqetesim-per-te-ardhmen-e-tyre


Avokatja e akredituar nga Specialja Fehmije Gashi thotë për “Front Online” se vendimi nga Specialja për brugim prej 18 vjetësh ndaj Pjetër Shalës mund të ankimohet në instanca më të larta.

“Dënimi i Pjetër Shalës është vendim i një Gjykate dhe si e tillë ka mundësi të ankimohet vetëm në instancat më të larta”, tha ajo.

Për avokatën, dënimet e Speciales nuk do duhej të ndikonin në imazhin e Kosovës, pasi sipas saj përgjegjësia është individuale.

“Nuk do të duhej të ndikonin meqenëse kanë kaluar 25 vite dhe përgjegjësia është individuale”, theksoi tutje ajo.

Poashtu avokatja Gashi thotë se qëndrimi i ish krerëve të UÇK-së në paraburgim është shqetësim për të ardhmen e tyre.
“Qëndrimi në paraburgim i liderëve tanë është shqetësim për të ardhmen e tyre”, tha ajo për Front Online.

Ndryshe Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas aktakuzës, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e luftës në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Poashtu edhe HashimThaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rxhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.