Avokati Arianit Koci në Serbi, gjen vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit
Avokati Arianit Koci, ka njoftuar sot se ka arritur ta gjejë vendin se ku është trupi i Faton Hajrizit. “Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv Ai konfirmoi se tashmë ka arritur në Serbi ku ka nisur misionin e tërheqjes së kufomës së Faton Hajrizit. “Po, kam arritur në […]
Avokati Arianit Koci, ka njoftuar sot se ka arritur ta gjejë vendin se ku është trupi i Faton Hajrizit.
“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv
Ai konfirmoi se tashmë ka arritur në Serbi ku ka nisur misionin e tërheqjes së kufomës së Faton Hajrizit.
“Po, kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim”, tha ai.
Faton Hajrizi, dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicës të Serbisë.
Ai dyshohet se paraprakisht vrau në polic dhe plagosi rëndë një tjetër.
Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.