Azemi i LDK-së takon disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj: Në kushte të okupimit, kanë mbajtur gjallë sportin
Visar Azemi kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka takuar disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve në këtë qytet. Në një postim në Facebooj, Azemi tha se prania e trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve të ndryshme, si
Visar Azemi kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka takuar disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve në këtë qytet.
Në një postim në Facebooj, Azemi tha se prania e trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve të ndryshme, si dhe nismëtarëve të sporteve, në këtë takim është dëshmi e pasionit dhe angazhimit të tyre për sportin dhe rininë tonë.
“Kënaqësi e madhe të nis ditën me liderët e sportit në Ferizaj! Në kushte të okupimit, ata kanë mbajtur gjallë sportin dhe kanë ofruar mundësi për zhvillim dhe arritje të jashtëzakonshme për brezat e rinj”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë:
Sot takova disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve në këtë qytet.
Prania e trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve të ndryshme, si dhe nismëtarëve të sporteve, është dëshmi e pasionit dhe angazhimit të tyre për sportin dhe rininë tonë.
Në takim theksova vlerën e kontributit të trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve, si dhe të sportistëve të rinj, që kanë arritur të fitojnë kupa vendore dhe ndërkombëtare, pavarësisht kushteve të vështira.
Në kushte të okupimit, ata kanë mbajtur gjallë sportin dhe kanë ofruar mundësi për zhvillim dhe arritje të jashtëzakonshme për brezat e rinj.
Është koha që të rinjve tu ofrojmë kushte më të mira për të zhvilluar talentet e tyre.
Është koha për ndryshimin e madh.
Është koha për “Rrugën e Re”.