Azizi: 2 maji, është dita kur e vërteta triumfoi mbi agresionin!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka përkujtuar 2 Majin, ditën kur UÇK-ja e shpalli zonë të lirë, Karadakun e Kumanovës. “24 vite më parë, Karadaku edhe një herë dëshmoi se është rezistent dhe i pa dorëzueshëm ndaj çdo regjimi e agresori. Por fatkeqësisht, 22 vite, gjaku dhe sakrifica e kësaj zone u keqpërdor vetëm […]

maj 2, 2025 - 20:00
 0  8
Azizi: 2 maji, është dita kur e vërteta triumfoi mbi agresionin!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka përkujtuar 2 Majin, ditën kur UÇK-ja e shpalli zonë të lirë, Karadakun e Kumanovës.

“24 vite më parë, Karadaku edhe një herë dëshmoi se është rezistent dhe i pa dorëzueshëm ndaj çdo regjimi e agresori.

Por fatkeqësisht, 22 vite, gjaku dhe sakrifica e kësaj zone u keqpërdor vetëm për interesa të individëve dhe strukturave të caktuara, që ishin të gatshme të shesin gjithçka, vetëm e vetëm të përfitojnë vetë e tja bëjnë qejfin të tjerëve.

Sot, liria po ndjehet më ndryshe, ndërsa Karadaku frymon me shpresë dhe dinjitet!

U kujtoftë përjetë vepra e të dëshmorëve dhe atdhedashësve!”, ka shkruar Azizi.