Azizi: Ilire Dauti votoi Ligjin e “branitellave” kur u propozua nga VMRO-ja, tani shet patriotizëm

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një interviste në Alsat, ka akuzuar deputeten Ilire Dauti, se në kohën kur VMRO-ja kishte propozuar ligj të njejtë për “branitellat” me këtë The post Azizi: Ilire Dauti votoi Ligjin e “branitellave” kur u propozua nga VMRO-ja, tani shet patriotizëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 12, 2024 - 22:00
 0  6
Azizi: Ilire Dauti votoi Ligjin e “branitellave” kur u propozua nga VMRO-ja, tani shet patriotizëm

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një interviste në Alsat, ka akuzuar deputeten Ilire Dauti, se në kohën kur VMRO-ja kishte propozuar ligj të njejtë për “branitellat” me këtë që tani e propozon LSDM-ja, ajo dhe kolegët e saj, bashkë me ata të BDI-së, kanë votuar rendin e ditës.

“Dua të sqaroj edhe një situatë, si puna e Ilirës që del dhe shet partiotizëm. Gjatë periudhës së janarit dhe shkurtit, ky ligj është sjellë në Kuvend (një format tjetër i propozuar nga VMRO-ja) gati i njejti ligj është. Ilire Dauti bashkë me kolegët e vet e kontrabanduan Ligjin për “branitellat” në këmbim të dy ministrave dhe ata qëndruan në Kuvend, bënë kuorum dhe e kanë votuar të njejtin propozim. Tash del paraqitet si heroinë kinse ajo është shpëtimtarja e rastit në fakt ato e kanë votuar bashkë me BDI-në, rendin e ditës. Ne e kemi lëshuar sallën kur është paraqitur propozim ligji dhe nuk e kemi votuar rendin e ditës. Pra ata e kanë votuar, ne s’e kemi votuar”, tha Azizi për Alsat.

The post Azizi: Ilire Dauti votoi Ligjin e “branitellave” kur u propozua nga VMRO-ja, tani shet patriotizëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .